Përfitimet nga Trieste - Rama: Shqipëria e para për fondet e përfituara në katër projekte

Shqipëria

Përfitimet nga Trieste - Rama: Shqipëria e para për fondet e përfituara në katër projekte

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:41
Rama konferenca

Shqipëria ka qenë ndër përfitueset më të mëdha nga projektet në Samitin e Triestes, pasi është një nga vendet më aktive në procesin e Berlinit.

Kështu u shpreh kryeministri Rama teksa foli për projektet e përfituara dhe tha se shumë prej tyre janë në fazën përfundimtare.

Në katër vitet e ardhshme, shtoi Kryeministri, do të kenë një injektim shumë të rëndësishëm në ekonomi.

Rama: Është avancuar me financimin e projektit të fizibilitetit për korridorin blu apo korridorin e kaltër i cili është projekt madhor infrastrukture ku Shqipëria ka një pjesë të konsiderueshme dhe që do të lidhë më në fund jugun e Kroacisë, Malin e Zi dhe Shqipërinë me atë që quhet Unaza turistike Mesdhetare. Ne jemi në fazën e çuarjes drejt implementimit të linjës së Interkonjeksionit me Maqedoninë, së shpejti do të çelet gara për segmentin e parë modern hekurudhor që është segmenti Tiranë-Durrës dhe që përfshin dhe aeroportin e Rinasit dhe një sërë projektesh të tjera që janë tani në fazën e përgatitjes përfundimtare. Ndërkohë që për projektet që nënvizoi Majlinda është marrë gatishmëria për financim dhe më pas do të kalohet në fazën tjetër që do të jetë financimi i realizimit të projekteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat