Autogoli i Bashës, kërkesa për numërim të votave

Shqipëria

Autogoli i Bashës, kërkesa për numërim të votave

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:27
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Kërkesa e Partisë Demokratike për të rinumëruar 4 kuti të qarkut të Beratit rezultoi në një autogol për Lulzim Bashën, që i ka quajtur këto zgjedhje të manipuluara.

Nga të katërta kutitë e numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me kërkesë të Partisë Demokratike që pretendonte të zbulonte një masakër zgjedhore në këtë zonë, u gjetën vetëm 4 vota që ndryshonin për subjektet.

Në dy kuti votat ishin tërësisht të njëjta, ndërsa në dy të tjera u gjetën dy vota që i mungonin Partisë Socialiste, 1 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 1 Partisë Kristian Demokrate.

Në përfundim, Partia Socialiste mori vetëm 1 votë më pak.

Votat e Partisë Demokratike nuk ndryshuan në asnjërën prej kutive.  

E njëjtë rezultoi edhe përpjekja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, teksa në 64 kutitë e numëruara një ditë më parë në Tiranë rezultoi se asaj i mungonin vetëm 5 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat