Flet zëvendëskryeministrja teknike: Ja kur do publikohet raporti për zgjedhjet

Shqipëria

Flet zëvendëskryeministrja teknike: Ja kur do publikohet raporti për zgjedhjet

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:33
Zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija

Zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka dhënë detaje për raportin e Task-forcës për zgjedhjet.

Bëhet me dije se  afati përfundimtar për dorëzimin e raporteve përfundimtare ishte data 10 korrik 2017, ndërkohë që ende sot disa nga Ministritë përcjellin materiale informuese.

Deklarata:

Në përmbyllje të monitorimin të kryer nga e ana e Task-Forcës bazuar në VKM 473/2017, duke u bazuar në informacionet dhe raportimet e bëra nga të gjitha ministritë dhe institucionet që kanë ngritur grupet e monitorimit gjatë fushatës elektorale, është duke u bërë vlerësimi dhe përpunimi i të dhënave për të vënë sa më shpejt në dispozicion të publikut, subjekteve politike të interesuar, autoriteteve vendase dhe organizmave ndërkombëtar, raportin përfundimtar në lidhje me rezultatet e këtij monitorimi.

Sqarojmë opinionin publik se afati përfundimtar për dorëzimin e raporteve përfundimtare ishte data 10 korrik 2017, ndërkohë që ende sot disa nga Ministritë përcjellin materiale informuese.

Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës për zgjedhjet 2017, siguron opinionin e publik se do të zbatojë deri në fund detyrimin që rrjedh nga VKM 473/2017 dhe garanton hartimin e një raporti përfundimtar, serioz dhe cilësor, që do t’i shërbejë në të ardhmen forcave politike, për të realizuar një nga misionet më jetike të demokracisë së vendit, garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat