Kokëdhima: “Zgjidhja” kishte të drejtë, parashikoi skenarin ogurzi të zgjedhjeve

Shqipëria

Kokëdhima: “Zgjidhja” kishte të drejtë, parashikoi skenarin ogurzi të zgjedhjeve

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 18:36
Koço Kokëdhima

Kreu i partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima deklaroi përmes një konference për shtyp se forca politike që ai drejton e kishte parashikuar skenarin ogurzi të zgjedhjeve.

Kokëdhima u shpreh se Zgjidhja kishte të drejtë kur kërkoi mospjesmarrjen e partive në zgjedhje pa platformë zgjedhore.

“Zgjidhja e kishte parashikuar këtë skenar ogurzi dhe të përsëritur prej dy dekadash në zgjedhjet shqiptare.

Zgjidhja kishte shumë të drejtë që ftoi të gjitha partitë e tjera të mos marrin pjesë në zgjedhjet pa reformë zgjedhore dhe në zgjedhjet ku votën e numëron Rilindja dhe PD-ja.

Zgjidhja do të kërkojë me ngulm që Shqipëria të mos shkojë më në asnjë palë zgjedhje, qofshin vendore, apo të përgjithshme, me këtë sistem dhe infrastrukturë zgjedhore. Ajo do të jetë në krye të betejës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për votim dhe numërim elektronik në qendrat e votimit, për një administratë zgjedhore shtetërore të depolitizuar”, tha Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat