Gara për kreun e PD - Basha: Nuk ka koalicion me partitë që blenë votat

Shqipëria

Gara për kreun e PD - Basha: Nuk ka koalicion me partitë që blenë votat

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:53
Lulzim Basha

Në takim me demokratët e Kukësit, Hasit e Tropjës, dhe të Njësisë 7 në Tiranë, Lulzim Basha ka hedhur poshte cdo mundësi për një koalcion të mundshëm, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje,  me partitë që sipas tij  blenë, e manipuluan votën e shqiptarëve. Me 25 Qershor tha ai  humbi Shqipëria,  ndërsa Partia Demokratike  është e vetmja tha ai që ka  moralin për të nxjerrë vendin nga kriza. 

Lulzim Basha, i ka dhënë fund aludimeve për një koalcion të mundshëm me pratinë socialiste duke deklaruara,  se nuk do të ketë asnjë marrëveshje, asnjë pakt me partitë që sipas  tij  blenë, e manipuluan votën e shqiptarëve.

Basha: “Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”

Në takimet me demokratët e Kukësit, Hasit e Tropjës, dhe të Njësisë 7 në Tiranë,  Basha e vuri theksin tek deformimi i vullnetit të qytetarëve me 25 qershor ndërsa tha se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të vazhdojë deri në fund.

Basha:  “25 qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza? Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të.Me drogën, si projekt politik të Edi Ramës dhe kriminelëve që solli në institucione, pikërisht për të mbuluar dështimin e tij me ekonominë dhe për të përgatitur atë që ekzekutoi me 25 qershor. Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë. Sepse njësoj si në ’91-in, nuk ka humb vetëm Partia Demokratike, ka humb demokracia, kanë humbur shqiptarët, ka humbur Shqipëria”

Lulzim Basha tha se do ti shërbeje me sakrificë çdo shqipatri, ndërsa foli për bashkim   demokratëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat