Reagon Karabina: Rama nuk urdhëroi të më kontrollojnë mua, por punën e Ndrecës!

Shqipëria

Reagon Karabina: Rama nuk urdhëroi të më kontrollojnë mua, por punën e Ndrecës!

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 20:25
Mirela Karabina

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina e ka quajtur të pavërtetë lajmin e publikuar në disa media pasditen e sotme, se në ambientet e Ministrisë ka mbërritur struktura antikorrupsion e Kryeministrisë, për verifikim të veprimtarisë së Ministres teknike.

Në një reagim për mediat, ministrja sqaron edhe urdhrin që ka lëshuar kryeministri Rama për ushtrimin e kontrollit në Ministri, duke shtuar se nuk është për të verifikuar punën e saj, por për “zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017”.

Sipas legjislacionit në fuqi, sqarohet në reagim: detyrimin për të menaxhuar burimet njerëzore dhe për të ndjekur procedurat ligjore përkatëse mbi to, është përgjegjësi e strukturave administrative të Ministrisë së Arsimit. Për vitin 2017, deri në momentin e pezullimit nga detyra, kjo ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e z. Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i MAS, i pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim penal për shpërdorim detyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat