Degjeneron fjalori në PD, Murrizi-Julian Dedës: Me ato që rri ti nuk fshij…

Shqipëria

Degjeneron fjalori në PD, Murrizi-Julian Dedës: Me ato që rri ti nuk fshij…

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:51
Myslim Murrizi

Pas një postimi ironik të aktorit Julian Deda për takimet e krerëve të PD në rrethe, ka reaguar me një fjalor me fjalë banale deputeti Demokrat Myslim Murrizi.

Në postimin e tij në “Facebook”, Deda shkruan: “Po festojnë humbjen më të thellë në historinë e PD.  Hë more jua lumsha, hajde gëzuar”.

Kaq ka mjaftuar që deputeti demokrat i Lushnjës, Myslim Murrizi, t’i kthejë këtë përgjigje Dedës: “Julian përshëndetje. Më ngatërron me ata miqtë e t’u që ndërrojnë gratë si brekë konviktoresh. Sa vite i kam unë në PD, nuk i ka estrada e Tiranës dhe Portokallia të marra së bashku. Me ato që rri ti unë nuk fshij b… Më ke ngatërruar me plehrat. Pyet pak eprorët e tu se kush jam unë. Po ke qejf të hapim letrat bashkë hajde bujrum.

Ti ke një problem që ke ndenjur me servila. Unë e kam pas Babën traktorist dhe jo spiun të sigurimit të shtetit. Kur të duash ti dhe çdo spiuni tendi ju ftoj në debat publik në cilin do media që ju lejojnë. Pyet pak Filipin kush jam. Ke ngatërruar adresë. Për burra kurva po të mbaj Ramazan bëj 10 copë në ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat