Trafik i madh në autostradë, policia ka njoftim të rëndësishëm: Ja nga të kaloni

Shqipëria

Trafik i madh në autostradë, policia ka njoftim të rëndësishëm: Ja nga të kaloni

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 09:01
Ilustrim

Policia Rrugore njofton se sot nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e madhe për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës  ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat