Patozi i bën thirrje Berishës, por ja çfarë i thotë militantja

Shqipëria

Patozi i bën thirrje Berishës, por ja çfarë i thotë militantja

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 12:07
Kritikët e kryetarit demokrat, të udhëhequr nga Astrit Patozi

Kritikët e kryetarit demokrat, të udhëhequr nga Astrit Patozi, ishin një ditë më parë në Vlorë, ku u takuan me demokratët atje.

Humbjet e demokratëve në Vlorë janë të frikshme.

Gjatë fjalës së tij, Patozi ka sqaruar arsyet e mosfutjes së tij në garën për kryetar të PD, dhe kërkoi nga ?do demokrat që të mos lejojë që me 22 korrik të rrëmbehet mandati i PD.

“Jo një kandidat, por do ishim dy dhe ne do i merrnim timonin në mes të ditës Lulzim Bashës. Unë nuk isha i gatshëm ta bëja këtë. Dikush thotë ‘po t’i hyje aty se do të mbështesnim ne’, por në rast se ai thotë listat i kam unë, ta dini që ju s’do e keni emrin në listë, do jenë disa të tjerë. Nuk u futa në garë dhe kërkova një garë korrekte, e vetmja që do na nxirrte nga kolapsi. I ftoj të gjithë, që nga anëtari më i vjetër Sali Berisha, të ngrihen, të reagojnë. Të marrim në dorë fatet e PD Më 22 korrik nuk do lejojmë që të rrëmbehet mandati i PD në mes të ditës”, tha ndër të tjera Patozi.

Por një nga demokratet e pranishme në takim, i kthye ashpër vetë Patozit, që ka qenë deputet i këtij qarku.

“Më vjen mirë zoti Mustafaj që rikthehesh te Partia Demokratike… Lulzim Basha duhet të dorëzonte partinë pasi mbaruan zgjedhjet, sepse humbësi duhet të largohet. Por këtë gjë nuk duhet ta kishte bërë vetëm Lulzim Basha. PD ka humbur në dy legjislatura dhe këtu duhet para punë e deputetëve të saj. Zoti Astrit ka qenë deputet i Vlorës, unë nuk e di ku e ka patur zyrën, e kam kërkuar me qindra herë dhe asnjëherë nuk kam mundur ta takoj. I kam bërë telefonatë zotit Ristani, dhe pasi i kam thënë arsyen për të cilën doja ta takoja, më tha, je militante e PD? Nëse do dëgjoni se çfarë mashtrimesh bënte deri në 2013-ën Ardian Kollozi (ish-kryetar i PD-Vlorë), nuk do t’i besoni. Çfarë kërkon tani PD? Humbjen duhet ta shikojë pikërisht te puna me elektoratin,” tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat