Pendohet Basha: Listat e kandidatëve nuk do bëhen më nga kryetari

Shqipëria

Pendohet Basha: Listat e kandidatëve nuk do bëhen më nga kryetari

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:53
Lulzim Basha

Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët e Shijakut, Durrësit dhe Rrogozhinës tha se Partia Demokratike duhet të vazhdojë rrugën e saj të kauzave të drejta për Shqipërinë, me në krye atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit dhe mazhoranca që doli prej saj, janë një version i asaj të vitit 91, ku qytetarët bëheshin pjesë e votimeve fiktive nën terrorin e Sigurimit të Shtetit dhe fletë rrufetë identifikonin koka turku mes qytetarëve. 

Për Lulzim Bashën, e vetmja forcë që ka moralin dhe fuqinë për t’i dhënë popullit zgjidhjen që meriton dhe dëshiron është Partia Demokratike dhe plani i saj.

“Ne kemi ngritur disa kauza të drejta të cilat koha dhe 25 qershori provuan se janë kauzat më të rëndësishme për Shqipërinë sot. E nisëm me kauzën e dekriminalizimit. 

Me luftën kundër drogës si projekt politik i Edi Ramës, për të mbuluar dështimin me ekonominë dhe për të zhvilluar skemën që përdori, sofistikoi dhe kulmoi me 25 qershor, shit-blerjen masive të votës dhe leket e drogës. 

Qytetarët ishin skeduar me metodat e sigurimit famëkeq. Paratë ishin shpërndarë, ata mbaheshin nën vrojtim me ndihmën e një shteti të bërë njësh me krimin, administratës, shërbimeve, ndihmës sociale, subvencioneve, legalizimeve, me mediat të gjitha të kapura dhe të vëna në shërbim të pushtetit dhe gjithçka tjetër. Në këto kushte u zhvilluan zgjedhjet e 25 qershorit. 

Në këto kushte mazhoranca që ka dalë nga 25 qershori është një mazhorancë fiktive. 

Nuk reflekton vullnetin e njerëzve aq sa e reflektonte ajo e 91-shit, për rrethana të njëjta apo të ngjashme. Reflekton frikën, dëshpërimin, reflekton varfërinë që këta e thelluan. Ne jemi te vetmit që kemi moralin forcën kurajën vizionin dhe planin për ta nxjerrë Shqipërinë. 

Nuk ka dritë në fundin e tunelit të Edi Ramës. Ajo që doli nga kutitë e 25 qershoritnuk është kurrsesi as vullneti as dëshira e tij", tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat