Shkoi për t'u larë në Shkumbin, ajo që gjeti nën ujë i futi tmerrin në palcë

Shqipëria

Shkoi për t'u larë në Shkumbin, ajo që gjeti nën ujë i futi tmerrin në palcë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:15
Predha

Lumi Shkumbin po gëlon nga municionet që rrezikojnë jetën e atyre që shkojnë të lahen aty.

Fshati Mirakë ka qenë në vitet ‘90 depo municionesh të cilat tanimë po bëjnë kërdinë në shtratin e lumit. Të gjithë pushuesit që vendosin të vizitojnë Shkumbinin, duhet të bëjnë kujdes nga predhat e fshehura nën ujë.

Në këtë segment të lumit gjenden plot të tilla dhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktonte një incident tragjik.

Banorët e zonës i bëjnë thirrje forcave xheniere të shkojnë për të rehabilituar zonën.

Pershendetje JOQ. Keto jane predha te fotografuara ne lumin Shkumbin, ne segmentin Librazhd-Mirake. Para ‘90, fshati Mirake ka qene depo municionesh. Nga pakujdesite keto municione i gjen gjithandej ne mes te dites te cilat jane nje rrezik potencial. Jane te shperndara masivisht ne kete segment ne shtratin e lumit. I bejme thirrje forcave xheniere per reabilitimin e ketij segmenti. Faleminderit,-shkruan qytetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat