Shqipëria me biletë elektronike në transportin rrugor

Shqipëria

Shqipëria me biletë elektronike në transportin rrugor

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 18:38
Ilustrim

Shqipëria është gati për të ndërtuar sistemin e biletimit elektronik. Ministria e Transportit ka miratuar vendimin i cili i hap rrugë ngritjes së infrastukturës për mënyrën se si do të funksionojë bileta elektronike. Formati do të jetë si këto dy modele të cilat do të printohen nga makineritë, njëra ditore e tjetra abone mujore.

Një tjetër mundësi për qytetarët do të jetë edhe personalizimi i transportit publik me anë të kartave Smart, të cilat pasi hedhin të dhënat e abontetit duke marrë informacionet bankare shërbejnë si abonime më të gjata, 6 mujore ose 1-vjeçare.

Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajonin e Ballkanit dhe Europës që transportin publik dhe atë ndërqyetas e ka në shkallën më të lartë të informalitetit, ndërsa prerja së biletës bëhet nga faturinot. Vendimi i le në dorë bashkive që të vendosin për kohën dhe mënyrën se si do të impelmentojnë këtë sistem, ndërsa ende nuk është e qartë se kush do të paguajë kostot e këtij projekti: operatorët e transporteve apo njësitë vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat