Ja si ju lënë në baltë qendrat Shëndetësore. 13 numra "të padisponueshëm"!

Shqipëria

Ja si ju lënë në baltë qendrat Shëndetësore. 13 numra "të padisponueshëm"!

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 20:58
Qendra shendetesore

Aksidente dhe të mbytur. Pushimet për fatin e keq sjellin edhe fatkeqësi.

Para dy netësh në Tiranapost.al një dëshmitare në një aksident na tregonte me zerin e drithërues se nuk dinte kë të merrte në telefon për të ndihmuar një djalë të ri ne grahmet e fundit pas nje aksidenti me motor në Maminas. 

Vajzës që na telefonoi nuk i dilte asnjë numër në telefon. Sot vendosëm të bëjmë vetë një kërkim edhe për t’i ardhur në ndihmë me informacion çdo qytetari, të afërmi apo dëshmitari në vendngjarje në rast urgjence për jetën e dikujt. Ajo qe mesuam nuk është aspak relaksuese.

Çdo qytetar shqiptar, dhe mbi të gjitha çdo pushues do të duhet të dijë të paktën 4 numrat e rasteve emergjente.

Image
Image

Ata janë:
Policia e Shtetit 129

Zjarrfikësja 128
Ambulanca 127
Policia Rrugore 126

Megjithatë, në kushtet kur sezoni turistik është në kulmin e tij, janë gjithsej 23 Qendra Shëndetësore në shërbim të pushuesve, të pozicionuara në pikat kryesore turistike, nga Valbona në Ksamil.

Redaksia e Tiranapost.al telefonoi numrat e vendosur në dispozicion në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë,  nga të cilët 13 prej tyre rezultuan të fikur ose nuk përgjigjeshin.

Konkretisht “të padisponueshëm” ishin numrat e Qendrave Shëndetësore Durrës plazhi tek “Currilat”, Darëzezë, Ksamil i Ri, plazhi i vjetër Sarandë, Qendra Shëndetësore në Pogradec si dhe dy Qendrat Shëndetësore në Theth dhe Razëm.

Ndërsa nuk u përgjigjen Qendra Shëndetësore në Golem dhe Zvërnec.

Më e çuditshmja ishte zona e Himarës ku dy nga numrat e telefonit (0688066413 dhe 0688066414) ishin të padisponueshëm, ndërsa Qendra Shëndetësore në qendër të qytetit nuk përgjigjej.

Një informacion  i tillë bëhet edhe më i ndjeshëm dhe i rëndësishëm në një kohë kur nuk mungojnë incidentet me pasoja shëndetësore, qoftë edhe rastet e të mbyturve në bregdetin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat