Skandal gjatë fushatës/ OSHEE-ja e Durrësit punësoi 83 socialistë

Shqipëria

Skandal gjatë fushatës/ OSHEE-ja e Durrësit punësoi 83 socialistë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 21:45
Cela Gjiknuri

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon punësimet në shtet nga ana e Partisë Socialiste me qëllim fitimin e votave.

Sipas një mesazhi të mbërritur në adresë të Berishës thuhet se para 1 muaji drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela ka punësuar 83 simpatizantë të PS-së në degën e këtij institucioni në Durrës.

Socialisti dixhital denoncon:
- Punesimin elektoral nga drejtori i pergjithshem i OSHEE, famozi Çela, i 83 personave nga Shenvlashi! sb
"Persh z.Berisha,83 vete jan punesuar para 1 muaji ne OSHEE e Durresit,shumica jan nga Shenvlashi,te punesuar nga ordineri Ad Cela per fushate,jan mbi 120 punjones mbi norme qe marin rrogen kot cdo dat 8..Jam socialist".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat