Shirat pushtojnë Shqipërinë nesër, “surprizat” e vërteta vijnë më pas

Shqipëria

Shirat pushtojnë Shqipërinë nesër, “surprizat” e vërteta vijnë më pas

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 23:14
Moti

Duket se tortura e vapës do të marrë fund për pak kohë.

Meteoalb parashikon se Jugu i vendit do të përfshihet nga rebeshë shiu në fundjavë, kurse Tirana parashikohet të ketë reshje të pakta gjatë të dielës.

Dita e nesërme do te karakterizohet nga vranësira dhe shira në të gjithë territorin.

Rebeshët e shiut do të jenë më të fuqishme tek fqinjët tanë të cilët rrezikohen edhe nga përmbytjet.

Sa i takon temperaturave, edhe ato do të shënojnë rënie, por mos u gëzoni shumë, jo fresku që mund të mendoni.

Ky ndryshim do të jetë shumë i shkurtër, pasi fundi i muajit do të sjellë sërish temperatura të larta dominuar nga masat ajrore afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat