Tragjedia në Vlorë, gazetari paralajmëron: Bëni kujdes në atë vend, ka rryma të forta që të tërheqin

Shqipëria

Tragjedia në Vlorë, gazetari paralajmëron: Bëni kujdes në atë vend, ka rryma të forta që të tërheqin

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 09:52
Zona e rrezikshme

Ditën e djeshme një tragjedi e vërtetë ndodhi në Vlorë, një 14-vjeçar u mbyt në orët e para të paradites dhe në mesditë tre të rinj u mbytën në Zvërnec.

Gazetari Enrik Mehmeti, përmes një shkrimi ka paralajmëruar të gjithë pueshuesit që të bëjnë kujdes në zonën e Zvërnecit, për shkak se ka rryma të forta që të tërheqin.

Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur në gjirin e Porto Novës në zonën e Zvërnecit ku humben jetën 3 persona. Dua t’u them gjithë miqve të mi që mund t’u bjerë rasti të bëjnë plazh në atë gji, që të keni shumë kujdes nëse nuk jeni notare të sprovuar. Në atë zonë shpesh ka rryma shumë të forta që të tërheqin drejt thellësisë. Të gjithë ata që nuk janë notare me rezistencë të lartë ose që nuk e njohin mirë detin, të mos shkojnë më thellë sesa niveli i gjoksit të tyre. Ky fenomen ndodh edhe në zona të tjera, dhe është shkaku kryesor i rasteve ku njerëzit mbyten duke u larë në det. Nëse ju ndodh, mos e lini veten që t’u kape paniku, kjo është fatale! Ruani qetësinë dhe nëse nuk notoni dot kundër rrymës, lëreni atë t’u marrë me vete, pasi nuk do t’u largojë shumë metra, mbase disa dhjetëra, dhe prej aty, pasi të keni mbledhur forcat dhe marrë veten, notoni me zig-zage në drejtim të bregut më të afërt”, shkruan gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat