Eurodeputeti nga Jala me të rinjtë: Shqipëria po ecën shpejt drejt integrimit në BE, ju keni rol të rëndësishëm

Shqipëria

Eurodeputeti nga Jala me të rinjtë: Shqipëria po ecën shpejt drejt integrimit në BE, ju keni rol të rëndësishëm

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:24
Tibor Szanyi

Tibor Szanyi, eurodeputet i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian ka qenë dje i pranishëm në Jalë, aty ku u çelën edhe punimet e IUSY me praninë e të rinjve eurosocialistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

“Me se shumti kam marre pjese ne takimet e forumeve rinore sociale europiane. Pas nje dite qëndrimi ketu, mund te them se ky aktivitet eshte me i miri.  Persa i perket organizimit dua te them se organizatoret kane bere nje pune te shkelqyer. Eshte e veshtire te organizosh nje event te tille me mbi 1000 veta, shumica e te cileve vijne nga jashte keshtu qe me te vërtet dua ti përgëzoj per kete. Situata politike ne Shqiperi pati efekt dhe te ky event. Jeta politike ne Shqiperi eshte shume aktive dhe dinamike. Edhe pse te majte ka konkurrence midis forumeve rinore te majta. E majta ne Shqipëri po u jep shume vemendje te rinjve. Kjo kuptohet dhe nga fakti qe ne parlament do jene shume deputet te rinj ne moshe. Dje ne ceremonine hapese te aktivitetit nga fjalimet qe u bene, shumica e te rinjve e kane kuptuar kryefjalen e se majtes qe eshte Solidariteti”, tha ai gjatë fjalës që mbajti përpara të rinjve.

Ndër të tjera, Szanyi, i cili është edhe anëtar i Komisionit te Zgjerimit ne Parlamentin Europian foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE, për të cilën theksoi se do të jetë një rrugë e gjatë me sfida për tu përballuar.

“Shqiperia po ecen shpejt drejt integrimit europian, por ky do te jete nje udhetim i gjate dhe me plot sfida per tu perballuar. si anetar i Komisionit te Zgjerimit ne Parlamentin Europian puna ime eshte e lidhur kryesisht me ecurine e progresit te Ukraines, por gjithashtu une ndjek dhe ecurine e vendeve te tjera aspirante per tu anetaresuar ne BE, persa i perket Shqiperise do te thosha qe eshte nje potencial historie suksesi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat