'Psikiatria e Vlorës është kthyer në bordello...' Rama e merr shtruar me komentuesit, iu përgjigjet një për një

Shqipëria

'Psikiatria e Vlorës është kthyer në bordello...' Rama e merr shtruar me komentuesit, iu përgjigjet një për një

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 16:30
Edi Rama

Nga projektet që fitoi Shqipëria nga Samiti i Triestes, legalizimet, korrupsioni apo dhe shqetësime të tjera të ngritura nga qytetarët në statuset e kryeministrit Edi Rama kanë marrë përgjigje nga vetë kreu i ekzekutimit,

Si rrallë herë Rama i ka marrë shtruar përgjigjet që ka dhënë me qytetarët, të cilët i ka pyetur për notën që ata do ti vendosin shërbimeve që marrin në institucionet në vend.

Replikat e plota

Qytetari: Zoti Kryeminister eshte e vertet se ne nuk kishim asnje projekt ne samitin e triestes? Perveq projektit te garderobes tende qe kuptohet ajo pjese…

Rama: Perveq projektit te garderobes time ishim te paret me projekte te pranuara, po ti Noem perveq llafeve te kafeneve merr edhe informacion kur pretendon te flasesh ketu, se jo per gje po behesh qesharak njesoj si ata qe merren me rrobat e mia

Qytetari: Ke nje Kujtim Llapi drejtor te psikiatria ne Vlore qe e ka bere bordello!!Vidh leke edhe mere breket e punonjseve qe ka punesuar vete!!na tregon reformat ti!! Po te shkosh ndonje dite te psikiatria ne Vlore kujdes se do te hidhen kalamajt e Kujtimit kokes!!

Rama: Mbase ti nuk duhet te shkosh tek psikiatria, po nje vemendje te vecante ndaj te nxehtit duhet ta kesh dhe mos e ekspozosh shume koken ne diell, sepse nga menyra si shprehesh ke nje rreshqitje te lehte te zones se trurit ku formulon mendimet

Qytetari: Ju falenderojme per perpjekjet tuaja per te bere nje administrate sa me dinjitoze po nuk bete disa nenpunes model nuk frikesohet asnje punonjes qe kur paraqitesh ne zyrat e shtetit te sorollatin kjo tregon se ka korupsion ose paaftesi.

Rama: Mos u merzit Nina, hap pas hapi do ta shohesh qe do fillojne te vrapojne nen presionin nen presionin e koalicionit te madh te kater viteve qe vijne??????????

Qytetari: Puna e bere gjate mandatit te pare tuajin si Kryeminister ju siguroi edhe mandatin e dyte . Populli Shqiptar e vlersoi kete dhe ju dha voten.

Un si nje simpatizant i PS së po dhe si nje qytetar i thjeshte i ndjek hap mbas hapi reformat dhe menyren qe keni zgjedhur per te qeverisur ne vitet ne vijim …..

Uleni gju më gju me popullin,qani hallet e popullit e po ne emer te popullit po ndryshon (për të mirë) administrata shtetrore…

Se mos kthehemi edhe njehere ne Shqiperine e mbas viteve 1946 ???

Rama: Une s’e kam jetuar ate kohe Ardian, ti cfare halli ke apo e ke me te degjuar?

Qytetari: Zoti RAMA mos ja bej qejfin vetes se fundja nje milion e gjysem shqiptar te kan ngelur po kerkojn te ikin nga dita ne dit cfar duhet te thon kryetaret e shteteve te tjera qe kan 10, 20 30 40, fishin e popullsis

Rama: Ne fakt ti Eduart une nuk e shoh ku e sheh ti berjen e qejfit te vetes, po shoh qe e paske veten aq qejf sa i’a lejon shfaqjen qesharake te kompetentit pavaresisht se flet si klubin e katundit pas gotes se trete apo pas golit te pare te Interit mbas 3 ndeshjes pa gola

Qytetari: O zotri ti ke legalizuar objektin e tjetrir ne tok te tjetrit dhe kompensimin e ke len tek nje sirtar kushedi, ti dhe ish shoku yt i PD doktori

Rama: Marlind mos shkruaj me kufje ne vesh se ngaterron veten me kengetarin dhe ha fjalet e leshon tinguj pa lidhje

Qytetari: Una do isha shum ndakort me ju z’Rama po si mund te punosh me njerzit e thjesht se jemi per tok dhe kemi humb shpresat se mund te bashkpunoim un e vlersoi shum po ama kemi shum kerkesa dhe nuk je ne gjendje ti rregullosh nese ti mundesh te bashpunosh me bizneset te shtohen rrogat mujore dhe mos te marrim 250 milek te vjetra dhe nese ndihmon fshatrat se nuk jan ne hart se po vuain shum do ishte mir

Rama: Fanis, faleminderit per vleresimin po shkop magjik nuk kam dhe qofte ke daja nuk ka

Qytetari: Mire mo mire po jo te gjithe kane kaluar ne testim sepse disa emrime i ben partia per pjesen e tepsise qe kishte. Te shpresojme

Rama: Mire moj mire po une ku e mohova kete qe shkruan ti apo jemi qe jemi dhe bejme verejtje edhe kur tjetri thote te njejten gje

Qytetari: Vazhdo ne te njejtin drejtim , po me fakte konkrete jo me kallezime e denoncime populiste , dhe kryesorja te pranosh gabimet

Rama: Labi Njesh si te kam? Mire qe nuk lodhesh po si ka mundesi qe nuk reflekton?

Qytetari: DAP eshte vertet nje institucion qe ka ecur, por prape ka shume per te bere. Kujdes se pyetjet e testimit edhe mund t’i jepen me pare nje kandidati te parapelqyer. Madje ka pasur raste qe kur konkurenti qe ska fituar, duke pasur besim se meriton me shume pike, ka bere ankese per rivleresim dhe ska marre asnje pergjigje. Gjithesesi ka kohe per permiresim dhe te gjithe se bashku te perpiqemi te rregullojme sistemin qe duam.

Rama: Faleminderit per konstatimin qe ka ecur, natyrisht rruga eshte e gjate

Qytetari: Po shiko o z.Rama se ti policin e ke blozzzz.sjiko se sa te pa efte jan vesh ne sarande qe ne i njohim shum mir kur i kishte heq sala..filloje nga koka.

Rama: Po sikur ta fillosh edhe ti Qemal nga koka jote dhe perpara se sa te besh zzzzz ketu, te mesosh ta shkruash te shkreten shqipe me mire?

Qytetari: Zoti kryeminister problemi emergjent i ketij vendi eshte sistemi i drejtesise qe eshte korruptuar qe nuk ndeshkohet askush pervec te mjerit dote tju tregoj per nji mikun tuaj por edhe i popullit shqiptar kur e zgjodhi populli per premtimet qe ai dha nji gazetar i beri nji pyetje si doti arrini te gjitha keto qe i premtuat popullit ai u pergjigj shume e thjesht nuk do vjedhim dhe sot vendi i tij gjindet ne 16 e vendeve G20

Rama: Ty nuk te duket se ne po merremi me problemin emergjent me shume se askush perpara nesh ne cerekshekulli?! Por problemi emergjent nuk ka nje zgjidhje magjike miku im, do durim e kohe zgjidhja, quhet Veting Nexho Veting

Qytetari: populli ta besoj timonin pa ndihmes me cshikoj une duhet me zbrit nga makina shume zigzake vec drejtimi duhur seshte.

Rama: Ti Hajri s’ke ku zbret se nuk ke hipur ne makine, keshtu qe rri rehat vella e lerja popullit hallin qe e zuri Hajde Hajri hajde

Qytetari: O plako vetem me inovacionin administraten dhe ajo qendra ADISA qe keni hec perpara se te jet per gje tjetr….

Rama: O cuno jo hec po ec o cuno

Qytetari: Zoti Kryeminister.Edhe une do te lutesha ta lexoje kendveshtrimin tim .Persa kohe do te ekzistojn ministra qe vishen me Tommy Hilfiger dhe ne tjetern ane ka akoma njerez qe nuk veshin dot femijet e tyre per ti cuar ne shkoll.Persa kohe do te kete deputet qe hane dhe pine ne restorante dhe ne tjetren ane kemi njerez qe vuajn per te siguruar buken e gojes. Persa kohe do degjojm ne lajme qe drejtorave u digjen Mercedesat dhe Jaguaret dhe ne anen tjeter transporti publik eshte e nivel 0 ato “DAPA DUPET “tuaja nuk na hyn ne pune ne .Me gjithe respektin qe kam per perpjekjen tuaj per te ndryshuar dicka ,doja vetem tu tregoja nje shprehje te bukur popullore :

Shtepia nuk fillohet nga catia por nga themelet ”

Rama: Eri AL, nuk e di ku jeton ti dhe sa e di qe ne cdo vend ka edhe njerez qe vishen me TommyH edhe njerez qe nuk veshin dot femijet sic do te donin! Keshtu qe kesaj DAPA DUPEJE mos i bjer me se behesh qesharak, nderkohe qe themelet po ndertohen po duhet vemendje per t’i pare se nuk duken siç duket çatia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat