Ekskluzive/ Ish-ministri Ahmetaj flet nga spitali: Pse ndodhi aksidenti - Bota Sot
Ekskluzive/ Ish-ministri Ahmetaj flet nga spitali: Pse ndodhi aksidenti

Shqipëria

E shtunë, 22 korrik 2017

Ekskluzive/ Ish-ministri Ahmetaj flet nga spitali: Pse ndodhi aksidenti

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 07:54
Ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën magjistrale të Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Përplasja ka ndodhur mes një autobusi udhëtarësh dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë AA 908 PY, në të cilin ishte pasagjer dhe ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta pa pasoja serioze ndërsa në këtë ngjarje, janë plagosur edhe disa persona të tjerë.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, mbrëmjen e djeshme ish-ministri Arben Ahmetaj bëri të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugës për shkak të reshjeve të shiut të rëna në zonën ku ndodhi ngjarja ditën e djeshme.

Burime nga spitali i Kumanovës thanë mbrëmë se Ahmetaj do të mbahej në spital për disa orë, dhe ditën e sotme mund t’i rikthehet agjendës së tij normale.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test