Zjarri rrezikon banesat në Manati të Lezhës

Shqipëria

Zjarri rrezikon banesat në Manati të Lezhës

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

60 forca dhe mjete zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e një vatre zjarri në Manati të Lezhës, prej mesnatës.

Operacioni për shuarjen e flakëve është përqendruar fillimisht ne eliminimin e zjarrit që rrezikonte banesat.

Ndërkohë, Emergjencat Civile njoftojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër, shkruan Top Channel.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 153 zjarrfikës me 27 automjete, 138 forca ushtarake dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat