Siguria në plazhe, “situata është kaotike, faji i decentralizimit të dështuar”

Shqipëria

Siguria në plazhe, “situata është kaotike, faji i decentralizimit të dështuar”

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:03
Plazh në Shqipëri

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) ka reaguar ashpër ndaj çështjes së sigurisë së plazheve, pas ngjarjes së djeshme, ku u mbyten 4 pushues ne Vlore. Kjo ngjarje, thotë Shoqata është e dhimbshme si për familjaret, të cileve u përcjellim ngushëllimet tona, ashtu edhe për turizmin tonë. Është e dhimbshme sepse u bënë gati 2-3 vjet që rojet bregdetare mungojnë në plazhet tona, detyra e të cilëve është pikërisht menaxhimi dhe ruajtja e pushuesve që notojne në ujrat tona detare apo liqenore. Jo se po të vihen rojet, do shmangen 100% aksidente të tilla fatale, por jemi të sigurt që do minimizohen.

Dhe ky kaos ligjor e menaxherial vjen prej heqjes së kompetencave të Agjencise Kombetare të Bregdetit (AKB) dhe kalimi i tyre drejt Bashkive e Komunave të vendeve bregujore. Ndërkohe që pikërisht prej keqmanaxhimit dhe abuzimit që këto bashki e komuna u bënë plazheve tona në 8 vitet e qeverisë së mëparshme, u vendos nga qeveria aktuale krijimi për herë të parë e AKB, një agjencie qendrore që do menaxhonte situatën kaotike të plazheve. Që më në fund të kishim edhe ne në plazhet tona rojët bregdetare dhe kullat e vrojtimit, ndarje të zonave ku lejohej noti dhe ku lundrimi i mjeteve lundruese, pastrime të perditshëm të ujit e rërës, dushe, banjo, dhoma zhveshje, sinjalistika, ndarja dhe respektimi i plazhve private nga ato publike etj etj.

Pra gjithë këto masa, u bënë gati 3 vjet që nuk i kemi, sepsë iniciatives dhe ides së mirë të krijimit të AKB nuk ju shkua deri në fund, me justifikimin e cuditshem qe pas 1 viti pune me shumë sinjale pozitive, u zbulua që aktiviteti i AKB na shkelka “decentralizimin e shenjtë”, prandaj duhet të kthehemi në origjinë, ose edhe më keq, në një situat as mish as peshk, ku s’merret vesh kush është përgjegjës për cfarë. Dhe për fat te keq kur ndodhin tragjedi të tilla kujtohen të gjithë të lëvizin ndonjë gur sa për emergjencë dhe për të kaluar radhën, ashtu sic rifutet ushtria për të pastruar plazhet, po sic e filloi për emergjencë nga situata alarmante e ndotjes që gjeti qeveria aktuale 4 vite me parë. Rrugë të shkurtra që të nxjerrin gjithmon më gjate, pikërisht sepse tentohet të shmangen zgjidhjet e duhura profesionale në bashkpunim me ekspertet e fushës dhe sektorin privat, të cilat vërtet kërkojnë pak më shumë kohë, durim dhe vullnet politik, por jane zgjidhja e vetme dhe afatgjatë.

ATOA ka kërkuar dhe vazhdon të kërkoj hedhjen e bazave ligjore të shendetshme, që fillojne me një Ligj të plotë e me standarte europiane të turizmit, te cilat vendosin themelet e punës së cdo institucioni publik apo privat që operon në turizëm, përfundon deklarata për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat