Patozi shpall “Lëvizjen për ringritjen e PD”

Shqipëria

Patozi shpall “Lëvizjen për ringritjen e PD”

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 20:10
Astrit Patozi

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka shpallur nga Korça “Lëvizjen për ringritjen e PD” gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike.

Patozi, i cili prej disa ditësh ka nisur takimet në gjithë vendin kundër garës që po zhvillohet për kreun e PD, thotë se “data 22 korrik nuk mund të jetë dita e kurorëzimit të një kryetari farsë”.

“Jemi ta gatshëm të ftojmë demokratët të rikthehen në partinë e tyre por nëse do vendosen rregulla të mira loje. Mungesa e lidershipit tonë i dha Ramës atë rezultat të pamerituar sepse ai ka qeverisur keq. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera Astrit Patozi.

Nismës për ringritjen e PD që u shpall nga Korça iu bashkuan edhe Ridvan Bode, Gjergji Papa dhe Eleina Qirici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat