KLD kërkesë Nishanit: Shkarkoni gjyqtaren

Shqipëria

KLD kërkesë Nishanit: Shkarkoni gjyqtaren

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:18
Majlinda Andrea

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Andrea, e cila akuzohet për korrupsion vazhdonte ta mbante ende postin e gjyqtares në këtë organ të drejtësisë.

Anëtarët e KLD kanë kërkuar sot pikërisht nisjen e procedurave për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares. 

Hetimet

Dhjetë muaj më parë në korrik 2016 prokuroria e përgjithshme bëri publik hetimin ndaj gjyqtares të përfshirë në korrupsion. Asokohe gjyqtarja u pezullua 3 shtetas u arrestuan ndërsa bashkëshorti i gjyqtares u arratis jashtë vendit për t’u vetëdorëzuar disa muaj më pas në polici.Në këtë skemë korrupsioni sipas prokurorisë u paguan 50 mijë euro tek bashkëshorti i gjyqtares i cili do të ndikonte tek bashkëshortja të jepte një vendim në favor të Cabirit dhe Linos.Këto para me vendim gjykate tashmë u konfiskuan për llogari të shtetit ndërsa ky vendim është i formës së prerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat