“Armatosen” dy ministret e Ramës për të çmontuar minat

Shqipëria

“Armatosen” dy ministret e Ramës për të çmontuar minat

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:01
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro

Teksa për të gjithë politikanët kanë nisur pushimet, dy ministret e Ramës vijonë ende punën.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro janë fotografuar nga gazetarja Brikena Meta duke çminuar zonën e Kordhocit pranë Gjirokastrës.

Meqënëse procesi në vetvete kërkon kujdes ato kanë veshur edhe “kostumet e rastit” duke u shfaqur në dy fotografi si anjëherë më parë. Veshja i takon strukturës Amco, strukturë që merret me kordinimin e punës për minat dhe municionet pranë MM. Pasi i dorëzuan pushtetit lokal territorin e pastruar tanimë, ministret takuan efektivët dhe inspektuan paisjet e tyre të punës dhe vendosën që veshjen ta provonin dhe ato.

Në këtë mënyrë origjinale ato i drejtuan një thirrje qeverisë amerikane, norvegjeze, pnud, që ishin të pranishëm dhe që kanë financuar programin e pastrimit të hot-spotit për të tjeta financime për në të gjithë Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat