Shpërthen vëllai i biznesmenit vlonjat: E vranë nuk ishte aksident! Vajza po gënjen, ndërsa policia...

Shqipëria

Shpërthen vëllai i biznesmenit vlonjat: E vranë nuk ishte aksident! Vajza po gënjen, ndërsa policia...

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:34
Bukurosh Malaj

Bukurosh Malaj është biznesmeni 46-vjeçar nga Vlora i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pasi pësoi një aksident automobilistik ndërkohë që udhëtonte në makinën e tij tip "Mercedes-Benz" me 21-vjeçaren Adela Sinanaj, e cila sipas deklaratave të Policisë drejtonte automjetin.

Mito Malaj, vëllai i viktimës ka mohuar në mënyrë kategorike se vdekja e tij ka qenë aksident. Ai thekson se 46-vjeçarin e kanë vrarë.

Mjeti nuk ka asnjë dëmtim në pjesën e jashtme të trupit dhe Mito Malaj shton se nuk guxon as të akuzojë Policinë e Vlorës pasi sipas tij ngjarja po shtrembërohet dhe vajza ka gënjyer në dëshminë e saj.

Ai ka rrëfyer për “News24” se i vëllai ishte shofer në momentin e aksidentit dhe jo në vendin e pasagjerit ashtu siç kishte deklaruar Policia e Vlorës. Një vit më parë, Bukurosh Malajn kishin tentuar ta vrisnin dhe e kërcënonin vazhdimisht.

Nuk është aksident, vëllain tim e kanë vrarë. Mjeti nuk është aksidentuar, s’ka asnjë lloj shenje. Bukuroshi ishte shofer, pse gjendej në vendin e pasagjerit? Është goditur pas kokës, në krahun e majtë. Policia dhe vajza që ishte me të nuk ka treguar të vërtetën. Po të ishte goditur nga kamioni, shenjat do i kishte nga krahu i djathtë. Dyshoj se e kanë vrarë, pasi kishte shumë kërcënime. Para një viti donin të vrisnin, madje i grabitën dhe makinën. Kemi dyshime edhe te policia e Vlorës, ndaj duam drejtësi. Vrasjet në Vlorë, asnjëherë nuk zbardhen,-pohoi vëllai i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat