Ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit, KQZ i jep PD-së një deputet në Lezhë

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit, KQZ i jep PD-së një deputet në Lezhë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 17:00
Gjovalin Kadeli

Ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit, KQZ i jep PD-së një deputet në Lezhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër, ku do të diskutojë mes të tjerash edhe vendimin për zëvendësimin e mandatit të deputetit të ndjerë të LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Gjovalin Kadeli, i zgjedhur nga listat e PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ndërroi jetë në maj të këtij viti, në një spital në Itali, u ishte shtruar për shkak të një sëmundje të rëndë e të pashërueshme.

Artan Bushi, i renditur i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Lezhë, pritet të zëvendësojë Kadelin, detyrë që do ta mbajë deri në shtator, kur do të zyrtarizohet legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Pikat për diskutim në mbledhjen e nesërme të  KQZ

– Për kallëzimin penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e proçesit të votimit dhe numërimit të votave, të cilët kanë shkelur dispozitat e kodit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.

– Për miratimin e strukturës së buletinit për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25.06.2017.

– Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët dhe sekretarët e ZAZ, të emëruar kryesisht nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017.

– Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, të listës shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat