Paralajmërimi i Demirajt: Zjarrvënia e qëllimshme cenon sigurinë kombëtare

Shqipëria

Paralajmërimi i Demirajt: Zjarrvënia e qëllimshme cenon sigurinë kombëtare

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:30
Dritan Demiraj

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku shprehet se zjarrvënia e qëllimshme cenon sigurinë kombëtare. Demiraj thekson se do të vihen përpara përgjegjësisë penale personat që djegin pyjet.

Statusi i Demirajt:

Të nderuar miq!

Problematika e zjarreve në mbarë vendin po vihet nën kontroll nga puna e palodhur e emergjencave civile, zjarrfikëseve, Forcave të Armatosura, policisë, Viva Coppterit, etj nga ajri dhe toka. Ministria e Punëve të Brendshme prej javësh është në një betejë të vështirë me flakët e zjarrit të qëllimshëm në mbarë vendin që cenon sigurinë kombëtare.

Djegia e pyjeve, kullotave dhe rrezikimi i jetës dhe pasurisë të qytetarëve përbën vepër penale, prandaj MPB dhe Prokuroria po punojnë me intensitet për të çuar para ligjit të gjithë autoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat