Universitetet, ja 450 programet e studimit

Shqipëria

Universitetet, ja 450 programet e studimit

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 07:48
Universitetet

Duke nisur nga nesër, të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në Universitetet publike dhe private duhet të bëjnë aplikimin online, sipas një kalendari me bazë qarqesh, i cili nis me Tiranën dhe mbyllet me Gjirokastrën dhe Vlorën në datën 27 korrik.

Për vitin e ri akademik 2017-2018, në Universitetet publike dhe private do të ofrohen 450 programe të ndryshme studimi, 292 prej të cilave i përkasin Fakulteteve publike, programe, të cilat “Shekulli” i publikon si më poshtë së bashku me kodet specifike. Qendra e Shërbimeve Arsimore sqaron se përzgjedhja e 10 programeve të studimit preferenciale ndërmjet atyre që ofrohen nga Universitetet publike dhe private do të bëhet online në portalin e Maturës Shtetërore në faqen e AKP-së. Para nisjes së këtij aplikimi, fillimisht maturantët duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve sot Qendra e Shërbimeve Arsimore faturën për plotësimin e formularit për në Universitet.

Fatura e printuar me tarifën prej 2 mijë lekësh duhet të paguhet pranë bankave të nivelit të dytë. Më pas kandidatët duhet të paraqiten në Drejtorinë e shkollës, në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z për të dorëzuar mandat-pagesën. Pas dorëzimit të mandat-pagesës, punonjësi i autorizuar nga Drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik notën mesatare të kandidatit. Qendra e Shërbimeve Arsimore thekson se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për në Universitet për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare, e cila duhet të jetë mbi 6. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 19 deri në 28 korrik, nga ora 08.30 deri 16.30. Qendra e Shërbimeve Arsimore sqaron se aplikimet do të bëhen sipas një kalendari të përcaktuar tashmë. 

Aplikimet do të nisin me maturantët dhe kandidatët e Tiranës, të cilët kanë afat të plotësojnë mesataren deri në datën 22 korrik. Më pas do të vazhdohet me rrethet e tjera të vendit. Këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore kanë marrë pjesë rreth 40 mijë maturantë. 

Pranimet Shembulli i dhënë më poshtë, tregon mënyrën e pranimit të maturantëve në universitete.

Nëse maturanti në formularin A1, ka renditur degët farmaci, ekonomik, juridik, kimi e përgjithshme etj., deri në 10 preferenca, raporton "Shekulli".

Në rastin kur fituesi i fundit në farmaci, është me 5331 pikë dhe maturanti ka marrë 5300 pikë, ai gjatë raundit të parë nuk mund renditet si fitues në farmaci, por me pikët e marra ai mund të jetë fitues në një prej degëve të Fakultetit Ekonomik. 

Në këtë rast, maturanti regjistrohet në degët e ekonomikut. Sipas udhë- zimit të vitit të kaluar, ky maturant përfundimisht do të vazhdojë ekonomikun dhe nuk ka asnjë mundësi të ndryshimit të degës. Por me kriteret e reja që priten të dalin nga MAS, pas miratimit të udhëzimit për pranimet në universitete, nëse në fakultetin ekonomik do të ketë vende bosh dhe lista e pranimit zbret nën 5300 pikë, maturanti i përzgjedhur në shembull ka të drejtë të çregjistrohet nga ekonomiku dhe të shkojë të regjistrohet në farmaci të cilën e ka edhe preferencën e tij të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat