Zbardhet shkaku/ Vrau shqiptarin, dyshonte se gruaja e tradhtonte me të

Shqipëria

Zbardhet shkaku/ Vrau shqiptarin, dyshonte se gruaja e tradhtonte me të

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 15:34
Beli dyshonte se në atë kohë gruaja e tradhtonte me Demir Hysenin, edhe ai i martuar dhe baba i një vajze të mitur.

Zbardhet shkaku i vrasjes se Demir Hysenit, ne Itali. Pas arrestimit te shqiptarit tjeter, 60-vjecarit Kujtim Beli, mediat italiane referuar policise shkruajne se ai dyshonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar pikerisht me viktimen. Ai dyshonte se Hyseni kishte frekuentuar gruan e tij, me te cilen me pas ishte ndare dhe ajo aktualisht jeton ne Gjermani.

Mediat italiane shkruajne se ishte pikerisht kjo ceshtje qe coi ne ngjarjen me nje viktime. Policia ka thene ne oknferencen per mediat se i arrestuari ishte nje burre i dhunshem, dhe pikerisht ish gruaja dy vjet me pare e kishte denoncuar per keqtrajtime.

Beli dyshonte se në atë kohë gruaja e tradhtonte me Demir Hysenin, edhe ai i martuar dhe baba i një vajze të mitur.

Pas divorcit ne kthimin nga Gjermania, Kujtim Beli është kthyer për të jetuar në Shqipëri, por duket se nuk e ka harruar hakmarrjen ndaj 49-vjeçarit Hyseni. Policia ka arritur te zbuloje se me heret mes tyre eshte bere edhe nje telefonate, e cila mundesoi edhe zbulimin e autorit te krimit.

Sipas mediave italiane, janë marrë dëshmitë e para për ngjarjen, që pritet të hedhin dritë rreth shkakut dhe të cojne drejt autorit te krimit.

“Ne vendin e ngjarjes, pervec policise eshte i pranishem Dario Allegretti dhe nenkoneli Mariano Celi, por edhe agjentet e policise se shtetit me komisarin Antonino Messineo”- shkruajne mediat italiane.

jane disa pista qe po ndiqen ne hetimin e ngjarjes. Nje piste e pare eshte ajo sentimtale, por nuk perjashtohet edhe nje tjeter piste, ajo e larjes se hesapeve per probleme mes tij dhe personit qe e ekzekutoi.

“Kush e njihte Demir Hysenin flet per te si nje njeri i qete, per se mbari, ashtu si e gjithe familja e tij. Ajo qe eshte e sigurte, sipas hetimeve, eshte qe viktima dhe autori njiheshin mes tyre”, shkruajne mediat italiane referuar policise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat