Deputeti i PS rrëfen takimin me Shullazin: I thashë se do të zbatoja ligjin

Shqipëria

Deputeti i PS rrëfen takimin me Shullazin: I thashë se do të zbatoja ligjin

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 20:04
Jurgis Çyrbja

Jurgis Çyrbja, deputet i zgjedhur më 25 qershor në listën e Partisë Socialiste, dëshmoi dje në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij.

Deputeti Çyrbja rrëfeu para togave të zeza të Krimeve të Rënda për takimet që kishte pasur me të pandehurin Shullazi gjatë vitit 2014 dhe mohoi që të jetë kërcënuar ndonjëherë prej tij.

 Sipas dëshmitarit, kontaktet e tij me të pandehurin Shullazi dhe Gilmando Dani kishin qenë për shkak të funksionit të tij si drejtues i Hipotekës së Durrësit. Ai tha se ishte angazhuar në regjistrimin e pronës ish-hotel “Vollga”.Deputeti i zgjedhur tregoi me detaje për takimin e tij me Shullazin në një lokal në zonën e Shijakut, si dhe telefonatat që kishte marrë më pas nga ana e Gilmando Danit, i cili e pyeste se përse nuk po regjistrohej prona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat