25 qershori kasaphanë – Ndoka: Për herë të parë PS bleu votën drejtpërdrejtë te qytetarët

Shqipëria

25 qershori kasaphanë – Ndoka: Për herë të parë PS bleu votën drejtpërdrejtë te qytetarët

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 00:25
Nard Ndoka

Përkundër vlerësimit pozitiv nga OSBE-ODIHR, kreu i PDK Nard Ndoka vlerëson se zgjedhjet e 25 qershorit janë më të shëmtuarat që Shqipëria ka pasur në 27 vite pluralizëm. I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Ndoka tha se për herë të parë PS bleu votën në mënyrë të drejtpërdrejtë te qytetarët.

Ndoka: Përtej raporteve dhe vëzhgimit ndërkombëtar janë zgjedhjet më të shëmtuara që Shqipëria ka pasur në 27 vite pluralizëm. Është fakt që PS për herë të parë blen votën në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Është e provuar, vëzhguar dhe dokumentuar nga policia, militantët e partive politike, kandidatët e opozitës, unë vetë personalisht. Kam pasur komunikime me policinë dhe Ministrinë e Brendshme. Jnaë pafund këto denoncime, shpresoj që shumë shpejt të ketë një raport nga Ministrat e PD.Policia ishte nën kontrollin e PS. Lufta e tyre ishte më tepër ndaj LSI.I kam kushtuar një rëndësi shumë të madhe edhe gjatë fushatës për evidentimin e personazheve që merreshin me trafikimin e votave, ishin persona publik, zyrtarë të shtetit që merreshin nga mëngjesi deri në darkë me infrastrukturën e  blerjes së votës duke u futur në çdo lagje dhe familje. Ky është defekt i politikës shqiptare, edhe i opozitës, që nuk mund të dalë nga faji i kësaj kasaphaneje. Duhet të merrte më shumë garanci institucionale para se të vendosnim të hynim në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat