Biznesmeni i jep fund jetës, dyshimi i fortë i familjarëve

Shqipëria

Biznesmeni i jep fund jetës, dyshimi i fortë i familjarëve

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:32
Policia e Elbasanit

I jep fund jetën një biznesmen 54-vjeçar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas të dhënave të para mësohet se ai është identifikuar si shtetasi Shefik Bora, i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 në banesën e tij dhe kanë qenë vetë familjarët që janë përballur me skenën e tmerrshme, teksa kanë gjetur të varur e të pajetë familjarin e tyre.

Policia bën me dije se nga veprimet e para në trupin e biznesmenit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Biznesmeni Shefik Bora disponon prej më shumë se 15 vitesh një lokal dhe hotel në fund të parkut Rinia të qytetit të Elbasanit, përballë të së cilit është ndërtuar edhe gjykata e re e qytetit.

Për pasojë sipas burimeve konfidenciale shkak i depresionit të biznesmenit ka qenë se vetëm pak kohë më parë ai është lajmëruar se lokali i tij do të prishet pasi aty do të ndërtohet rruga për në gjykatë, shkruan “Panorama”.

Gjithsesi Policia po heton edhe në pista të tjera siç është edhe borxhi që mund të ketë pasur biznesmeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat