Basha: McAllister më tha ‘Në djall kush më solli këtu, kjo paketë s’është asgjë’/ Ja ku e shkela Statutin

Shqipëria

Basha: McAllister më tha ‘Në djall kush më solli këtu, kjo paketë s’është asgjë’/ Ja ku e shkela Statutin

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:44
Lulzim Basha

Në fund të 4 viteve udhëheqje të demokratëve në ditë të vështira, Lulzim Basha hedh dritë për shumë çështje të pasqaruara, duke filluar me të ashtuquajturën ‘marrëveshja e errësirës’.

Report Tv ka zbardhur takimin me dyer të mbyllura të kryedemokratit me simpatizantë e mbështetës të njësisë 5 në kryeqytet.

Basha foli për prapaskenat e marrëveshjes së 18 maji, për zërat kritikë, për gabimet e tij dhe planin e rimëkëmbjes së PD.

Marrëveshja e 18 majit, Basha: Ja çfarë më tha Mc Allister
Lulzim Basha: “ Marrëveshja e 18 majit vulosi kauzën tonë të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe pse paketa Mc Allister nuk reflektoi gjithë kërkesat tona.

Edhe Mc Allister kur e takova personalisht më tha:  ‘Në djall kush më solli këtu, kjo paketë nuk është asgjë, por në këto kushte nuk ka mundësi tjetër’. Edhe SHBA dhe BE e vlerësuan kauzën tonë, por sigurisht nuk donin që Shqipëria të bëhej mollë sherri, prandaj mbështetën paketën Mc Allister.
Marrëveshja u përfol si e fshehtë, por kjo është një gënjeshtër.

Marrëveshja u publikua në çdo media online si fillim nga opozita dhe më pas nga vetë mazhoranca, kush ishte i interesuar mund ta gjente me një klikim.”

Listat, Basha: Tejkalova statutin, anëtarësia gjykon
Lulzim Basha: “E di që me dorëzimin e listave për deputetë shkela statutin. Kjo ishte hera e fundit që lista është në dorën e kryetarit, sepse kjo do të jetë një detyrë e anëtarësisë, lista do të dali nga baza e partisë.

Për listën e këtyre zgjedhjeve I besova gjykimit tim si kryetar bazuar në kontributin e secilit, anëtarësia është gjykatësi I vetëm. Partia nuk është me tapi, as imja dhe as juaja, kush kontribuon vlerësohet.”

Kritikët, Basha: Hip të vrava, zbrit se të vrava
Lulzim Basha: “Zëri I lirë në PD është vlerë. Kritikët e mi kur isha në çadër nuk ishin dakord, më kërkuan të futem në zgjedhje. Pas marrëveshjes së 18 majit me Edi Ramën më kërkuan të mos futem në zgjedhje.

Me pak fjalë ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Vendimet merren para se të fillojë beteja. Ku ishin zërat kundër kur diskutonim të nisnim protestat? Kur filloi betejë, filluan ankesat… Kësaj I thonë për ‘inat të sime vjehrre…

Më akuzuan që hoqa simbolet e PD në fushatë, aspak e vërtetë. Personat përgjegjës krijuan logo të re sipas fokus grupeve.
Kritikët nëse do të kishin në platformë do të ishin tani në garë për PD. Pse nuk janë në garë?”

Basha: Ditët në çadër, koha më e bukur në politikë
Lulzim Basha: Do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për sakrificën në çadër. Ka qenë përiudha më e bukur në angazhimin tim në politikë që prej moshës 16 vjeçare. Mendja dhe zemra ime ishin në një vend, në çadrën e lirisë”

Platforma, Basha: Gjithë Shqipëria si Kavaja!
Mbaj përgjegjësi për çdo gjë që ka shkuar keq. Platforma ime për të ardhmen e Partisë Demokratike është ribashkimi me moton: Gjithë Shqipëria si Kavaja!

22 korriku nuk është një garë vetëm për kryetarin e ri, po është ditë sfidë me Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat