Zbardhet pasuria e ministreve të Edi Ramës, zbuloni kush është më e pasura

Shqipëria

Zbardhet pasuria e ministreve të Edi Ramës, zbuloni kush është më e pasura

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:55
Kumbaro- Harito- Nikolla

Zbardhen pasuritë e ministreve të kabinetit “Rama” për vitin 2016. 

“Open Data” ka bërë dje publike të ardhurat dhe depozitat bankare që zotërojnë ministret. Sipas të dhënave, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike rezulton me të ardhura më të larta, duke bërë që punën si ministre ka ketë një burime të ardhurash dytësor. Ajo çka rezulton nga deklarimet është se bashkëshortët e ministreve janë më të pasur, sikurse edhe fëmijët që janë të punësuar edhe në institucione.

Ministret më të pasura

Milena Harito

Ministrja e Inovacionit rezulton të jetë ministrja më e pasur e kabinetit “Rama”. Ndryshe nga ministret e tjera, Harito rezulton të ketë pasuri në vlera jo të pakta në pasuri të paluajtshme, në emër të saj dhe të bashkëshortit. Harito ka deklaruar se është bashkëpronare me 50% i një shtëpie banimi në Francë, në vlerën 905 000 euro. Në pronësi të saj ka një studio në Francë, e blerë 24 000 euro dhe po ashtu është pronare e një dyqani në Tiranë, i blerë 10. 200. 000 lekë. Harito rezulton bashkëpronare edhe të apartamenti, i blerë nga prindërit. Kështu, ajo është bashkëpronare me 25% i një apartamenti, me blerje nga prindërit, me sip. 73.6 m2 në vlerën 8. 494 lekë. Bashkëshorti i saj, Isidor Shteto po ashtu është bashkëpronar i një apartamenti të blerë nga prindërit, në vlerën 9 000 lekë. Një burim i dytë të ardhurash për ministren Harito janë likuiditet, nga depozitat, llogaritë rrjedhëse, etj. Ministrja Harito rezulton të jetë bashkëpronare me 50% i një llogarie bankare në Francë në vlerën 4 441 euro, i një llogarie kursimesh në Francë në vlerën 2 227 euro, i një llogarie bankare në vlerën 10.709 euro, llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerën 4.116 euro dhe një tjetër në vlerën 3.172 lekë, ndërsa bashkëshorti i saj zoti Shteto ka një llogari kursimesh të ndërmarrjes në vlerën 2 400 euro. Ndërkaq, ministrja Harito rezulton edhe me detyrime të mëdha të pashlyera. Ministrja ka deklaruar se ka detyrim të pashlyer në vlerën prej 233.763 euro për kredi bankare në Francë dhe një tjetër në vlerën 133 022 euro për kredi bankare në Francë. Burime të ardhurash për Hariton janë edhe qiradhëniet. Kështu, Harito rezulton të marr mbi 11 mijë euro nga qiradhëniet në Francë, të një ambienti për parkingje dhe një tjetër për studio. Ministrja Harito ka deklaruar 5 llogari bankare; 1 gjendje llogarie bankare në vlerën 4 811 euro, shtuar me 4 611 euro, një tjetër 2 955 euro, shtuar me 1 928, një të tretë -3 920 euro, shtuar me 2 992 euro, një llogari tjetër e shtuar sërish me 1 016 031 lekë dhe një të pestë, me 272 euro. Si ministre, Harito paguhet 2.097. 120 lekë, ndërsa bashkëshorti i saj, Z. Isidor Shteto, paga bruto në Credit Agricole Paris 114 375 euro. Harito ka deklaruar edhe dy shpenzime, një shlyerje kredie në vlerën 12. 294 euro (principal dhe interesa), mbeten pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera prej 199 750 euro, një një tjetër në vlerën 5 001 euro pagesë vjetore për një kredi me gjendje të papaguar në 31 dhjetor 2016 me vlerë 116 091 euro. Ministrja e Inovacionit ka deklaruar se nuk zotëron automjet.

Milva Ekonomi

Milva Ekonimi, ministre e Zhvillimit Ekonomik rezulton ndër ministret me të ardhura më të larta. Veç pagës, ajo rezulton të jetë anëtare në disa borde dhe një burim të ardhurash e ka nga fëmijët e saj. Kështu, Ekonomi ka deklaruar pagën 1.669.509 lekë, të ardhura si këshilltare dhe anëtare bordi, tek bordi i KKT, 123.200 lekë, nga anëtarësia në bordin e FSDKSH, 12.750 lekë, të ardhura neto nga anëtarësia në KNSH, 23.100 lekë. Ndërsa nga interesat bankare Ekonomi ka deklaruar 27.274 lekë. Sa i përket familjarëve të ministres janë deklaruar: Të ardhura pensione person lidhje familjare, 179.691 lekë; të ardhura pensione të tjera persona në familje 158 220 lekë,nga vajza, Abi Dodbiba, të ardhura nga paga ne CDI, 6.953 euro, të ardhura nga Konsulenca në IKS Prishtinë, 6.657 euro, të ardhura nga Konsulenca për FES, 257. 040 lekë, të ardhura bruto nga konsulenca për Helvetas Sëiss Intercooperation, 2.520 euro. Ministrja Ekonomi ka renditur edhe një shifër të lartë gjendjesh bankare, si gjendje në një llogari depozite 31. 129 euro, gjendje në një llogari rrjedhëse, 4 700 euro,gjendje në një llogari rrjedhëse, 752.560 lekë, gjendje në një llogari rrjedhëse, 1 470 dollarë, gjendje në një llogari rrjedhëse, 3.381 euro, gjendje në një llogari rrjedhëse, 327 772 lekë, gjendje në një llogari rrjedhëse, 2. 214 dollarë, gjendje në një llogari rrjedhëse, 141 374 lekë, gjendje në llogarinë e kredisë për shtëpi, 396. 208 lekë. Edhe vajza e ministres ka të renditura disa gjendje llogarish bankare që kalojnë shifrën 11 mijë euro. Një tjetër tregues mes të ardhurave, janë kursimet nga udhëtimet e dietat në konferenca jashtë vendit, vizita pune e panaire ndërkombëtare në shifrën 1. 000 euro. Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve ministrja rezulton të ketë marrë kredi për shtëpi që ka mbetur pa shlyer 721.795 lekë.

Ogerta Manastirliu

Ish-ministrja e Shëndetësisë, e cila e mbajti postin për pak javë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar pagesën si drejtore e QSUT-së. Manastirliu ka deklaruar të ardhurën nga paga si Drejtore e Përgjithshme e QSUT, 1.214. 460 lekë dhe nga mësimdhënia në FSHN pagesën në shifra 16.400 lekë. Ndërkaq, ajo rezulton të jetë bashkëpronare e dy apartamenteve dhe të një makine. Manastirliu ka deklaruar si pasuri të paluajtshme, bashkëpronësinë me 50% të një ap. banimi me sip. 71.4 m2 në Tiranë, blerë në vitin 2005 me kredi bankare 38 700 euro dhe të një e një ap. banimi me sip. 99 m2 blerë në vitin 2011, 9 450 000 lekë. Manstirliu po ashtu është bashkëpronare të një automjeti të blerë në 2009 në vlerën 340. 000 lekë. Një burim tjetër të ardhurash është dhënia e një apartamenti me qera gjatë muajit janar-mars dhe tetor-dhjetor në vlerën 1 560 euro. Ndërkaq, bashkëshorti i ish-ministres rezulton i punësuar në institucione shtetërore. Bashkëshorti i ish-ministres, Ermal Gjinaj, ka deklaruar të ardhura nga paga si drejtor i OSSHE, 3 muaj, 1 555 009 lekë, të ardhura nga angazhimi si konsulent në Fondacionin “Rruga me Pisha”, Maj – Qershor 2015, 344 000 lekë, të ardhura nga angazhimi si konsulent në Institutin e Implementimit të Informacionit, Nëntor-Dhjetor 2015 dhe Qershor-Dhjetor 2016, 840 000 lekë, të ardhura nga angazhimi si konsulent në Institutin e Implementimit të Informacionit, Janar-Dhjetor 2016, 2 700 euro. Ish-ministrja ka deklaruar edhe disa llogari rrjedhëse dhe depozita kursimesh. Sa i përket shpenzimeve gjatë vitit 2016, ish-ministrja ka deklaruar blerjen e një automjeti në shifrën 900 000 lekë dhe ka shlyer -288 113 lekë për kredi shtetërore e lehtësuar për blerje apartamenti. Detyrimi i mbetur deri në fund të vitit është 4 503 578 lekë.

Lindita Nikolla

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si burime të ardhurash ka pagën si ministre, në vlerën e 1.559.561 lekë, e pakësuar krahasuar më një vit më parë që e kishte 2.101.281 lekë. Një burim të dytë të ardhurash për ish-ministren Nikolla ka qenë pjesëmarrja e saj në borde, në shifrën e 60 mijë lekëve, nga 90 mijë që i ka pasur në vitin 2015. Me të ardhura më të mëdha rezulton bashkëshorti i Nikollës, Ligor Nikolla. Të ardhurat e Ligor Nikollës janë nga mësimdhënia. Bashkëshorti i ish-ministres ka deklaruar të ardhura neto si Dekan, 1 224 744 lekë, ndërsa nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro. Ligor Nikolla merr shtesë 436 105 lekë nga të qenit anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Krahasuar me një vit më parë, familjes Nikolla i janë shtuar të ardhurat edhe nga vajza e tyre, Livia Nikolla, e cila është punësuar në Bankën e Shqipërinë ku paguhet 886 056 lekë. Po ashtu, vajza e Nikollës merr të ardhura nga shpërblime në shifrën 147 676 lekë.

Eglantina Gjermeni

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni rezulton me të ardhura modeste, nga paga dhe nga pjesëmarrja në dy borde. Përkatësisht paga e ministres është 1.566.461 lekë, ndërsa të ardhurat nga pagesa për pjesëmarrje në KKT, 169.400 lekë dhe si anëtare e bordit FSHZH, 28.702 lekë. Me të ardhura më të mira sa ministrja rezulton bashkëshorti dhe djali i ministres. Bashkëshorti i ministres, Marian Gjermeni, është punësuar në Bankën e Shqipërisë, si Drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare, me pagë 3.863.278 lekë. Ndërsa djali i ministres, Erik Gjermeni merr pagë si Specialist në “Bussiness Integration Partners”, Dega Londër, 17.987 paund britanik. Po ashtu, depozitat bankare të deklaruara janë në emër të bashkëshortit të ministres dhe janë disa të tilla. Bashkëshorti, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 10.037 dollarë, një tjetër shtuar me 2 400 paund britanik, një të tretë është shtuar me 6.111 euro. Ndërsa gjendja kesh shtuar me 2 000 paund britanik dhe 1 e pakësuar me 1 mijë euro. Familja e ministres ka kryer edhe një shpenzim, shlyerje kredie për shtëpi.

Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro veç pagës, në vlerën e 1.566.456 lekëve ka deklaruar burim të ardhurash nga qiradhënia dhe nga interesat bankare. Ministrja ka dhënë me qira dy apartamente, 550 000 lekë dhe një të dytë, po apartament në shifrën e 3.900 euro. Ndërkaq, bashkëshorti i ministres ka deklaruar më shumë të ardhura krahasuar me ministren. Bashkëshorti, Aleksandër Furxhi të ardhura nga paga dhe honoraret, 4 284 000 lekë, interesa të shtuara në llogari personale 245.417 lekë,  të ardhura nga honorare, 395.000 lekë. Një burim i tretë të ardhurash janë honoraret e vajzës, e punësuar pranë Ëorld Bank në shifrën 81 396 lekë. Sa  i përket llogarive bankare, shifrën më të lartë e ka një llogari page, shtuar me 1.304.612 lekë.

Ministret me të ardhura të ardhurat më të pakta në familje

Olta Xhaçka

Ish-ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka përfshihet mes zyrtareve me të ardhura vetëm nga paga si deputete. Xhaçka qindori vetëm disa javë në postin e ministres, ndërsa të ardhurat si deputete i ka pasur 2.528.836 lekë. Sipas deklarimeve të bëra nga Xhaçka, ajo rezulton në proces marrje kredie për shlyerjen e detyrimeve për një apartament banimi në Tiranë, për të cilën ka parapaguar 19. 000 euro. Xhaçka rezulton të mos ketë bërë shpenzime vitin e kaluar.

Mimi Kodheli

Ministrja e Mborjes, Mimi Kodheli rezulton se burimin e vetëm të të ardhurave e ka nga paga. Me të ardhura modeste rezulton edhe bashkëshorti i Kodhelit, Lekë Kodheli. Kështu, ministrja e Mbrojtjes ka të ardhurën e vetme nga paga, 1.566.461 lekë. Ndërsa nga familjarët, bashkëshorti i Mimi Kodhelit merr pagë në vlerën 331 469 lekë, ndërsa djali Mikel Kodheli të ardhura nga paga, dy muaj, 57. 718 lekë. Familja e Kodhelit ka deklaruar edhe disa llogari bankare, shtuar me 1. 075 080 lekë dhe një llogari bankare tjetër, e pakësuar me 85 euro.

Ermonela Felaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj po ashtu rezulton mes ministreve me të ardhura të pakta. Felaj ka deklaruar të ardhurën nga paga si ministre,në vlerën 1.566.456 lekë, një tjetër burime nga çelje trashëgimie. “Të ardhura nga çelje trashëgimi nga nëna e ap. banimi me sip. 50 m2, 1/8 pjesë takuese e cila sipas kontratës së shitjes të datës 04.02.2016 ka një vlerë prej 1 100 000 lekë dhe i është dhuruar babait”, ka deklaruar Felaj. Nga familja e ministres të ardhura janë deklaruar nga bashkëshorti i saj, Bledar Valikaj, që ka deklaruar të ardhurat nga paga si Oficer Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vlerën 960.743 lekë. Gjithsej, gjendja e llogarisë bankare nga paga e dy bashkëshortëve është 2 450. 797 lekë. Shpenzime nuk janë kryer, sipas deklaratës së ministres.

Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha renditet mes ministreve me të ardhura modeste. Ajo ka deklaruar se nuk zotëron pasuri të paluajtshme dhe as automjet. Gjosha ka deklaruar të ardhurat nga paga si ministre në shifrën e 1.566.456 lekë dhe të ardhura si anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 58.134 lekë. Bashkëjetuesi i Gjoshës, Ardian Gjoni, rezulton me të ardhura nga fitimi pas tatimit si person fizik, 1 740 512 lekë dhe të ardhura nga paga 301 920 lekë. Tek sektori i të ardhurave të tjera, Gjosha rezulton me një gjendje llogarisë bankare, 410 euro, një tjetër me 54.720 lekë, nga paga 1.126.395 lekë dhe në emër të bashkëshortit të saj 164 446 lekë. Një të ardhur tjetër, por që sipas deklaratës së bërë, nuk përfshihet tek pasuritë e paluajtshme, Gjosha ka deklaruar se është pronare e një ap.banimi dublex, kati i parë me sip. 89.4 m2 dhe kati II me sip. 56 m2, 78.062 euro. Sa i përket shpenzimeve të bëra, Gjosha rezulton të ketë shlyer vlerën -234 276 lekë për kredi bankare për shtëpi, për të cilën në 31 dhjetor mbeten papaguar 8.565.724 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat