Viza për në SHBA, ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm

Shqipëria

Viza për në SHBA, ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:04
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim për vizat e fejesës. Në këtë njoftim, thuhet se ata që aplikojnë për vizat e fejesës duhet të jenë takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për personin në fjalë.

“Pas gjithë atyre këshillave të mrekullueshme që kemi marrë javën e kaluar, Kenny dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë në Valbonë këtë javë. Ne shpresojmë që të marrim një ftesë për të provuar fli dhe dhallë. Përpara se të nisemi, ne duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës. A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju? Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat