Shkarkimi i drejtorëve teknik vazhdon edhe ditën e sotme, Edi Rama ka shkarkuar Drejtorin teknik të Hipotekës, Arjan Bylykbashi dhe Drejtorin teknik të Burgjeve, Arian Hoxha të cilët erdhën në krye të institucioneve përkatëse në bazë të marrëveshjes Rama-Basha, në mënyrë që Partia Demokratike të hynte në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në krye të drejtorisë së Burgjeve në vend të Arian Hoxhës erdhi Arben Çuko i cili më herët ka qenë edhe komandantit të Gardës së Republikës. Ndërsa më krye të Drejtorisë së Hipotekës në vend të Arjan Bylykbashit erdhi Blerina Doraci.
Më herët janë larguar nga detyra drejtori teknik i OSHEE-së, Haki Mustafa si dhe i ALUIZNI-t, Ibrahim Mora, në vend të të cilëve u rikthyen Adrian Çela dhe Artan Lame.
Ndërsa vala e largimeve të drejtorëve teknik vazhdon, asnjë nga ministrat e propozuar nga PD pas marrëveshjes së 18 majit, nuk është larguar.