Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Vettingut

Shqipëria

Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Vettingut

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 08:17
Genta Tafa

Genta Tafa u zgjodh kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të reformës në drejtësi.

Ishin 4 kandidatura për kreun e komisionit të Vettingut, ndërsa në votim morën pjesë të 12 anëtarët e komisionit.

Procesi u ndoq nga vëzhguesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Vettingu do të nisë në shtator dhe komisioni do të funksionojë të paktën deri në dhjetor 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat