Ja kush është shqiptari i plagosur rëndë nga tërmeti në Greqi (Emri)

Shqipëria

Ja kush është shqiptari i plagosur rëndë nga tërmeti në Greqi (Emri)

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 16:00
Pamje nga termeti

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari që humbi jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi ishullin Kos është shtetasi Aldo Begolli, nga Flogji i Korçës.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin “Thriasio”, me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek, dhe një skandinav.

(15:13) Tërmeti në Greqi, mes të plagosurve edhe një shqiptar, ka pësuar trauma të rënda

Një shtetas shqiptar mësohet të jetë në mesin e mbi 100 personave që mbetën sot të plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që tronditi ishullin Kos në Greqi.

Identiteti i shqiptarit të plagosur nuk bëhet me dije, por mësohet se ai ndodhet i shtruar në spitalin “Thriasio”, me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek, dhe një skandinav.

Ata u dërguan me aeroplan të premten në mëngjes, pasi u plagosën nga tërmeti vdekjeprurës që goditi ishullin Kos në orët e para të ditës.

Sipas deklaratave të drejtorit të spitalit, Palaiorotis Konstantinos, të plagosurit janë duke marrë trajtimin spitalor, por ai tha se më rëndë i plagosur është shqiptari i cili ka pësuar trauma të rënda, e ka një thyerje në shpinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat