Bregu bojkot zgjedhjeve për kryetarin: Vota nesër nuk ka asnjë vlerë!

Shqipëria

Bregu bojkot zgjedhjeve për kryetarin: Vota nesër nuk ka asnjë vlerë!

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 23:39
Majlinda Bregu

Teksa konfirmoi bojkotin për zgjedhjen e kreut të PD-së ditën e nesërme, Majlinda Bregu, deklaroi se vota e 22 korrikut nuk ka asnjë vlerë.

Sipas Bregut, për të kuptuar këtë nuk duhet të jesh i zgjuar. Mjafton ta duash Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. 

Bregu: Dua megjithë shpirt ta kem gabim, por zgjedhjet e sotme të Pd-së më ngjajnë me një përshpirtje në errësirë. Janë një përpjekje e dëshpëruar për t’I ikur përsëri përgjegjësisë. Dhe PD-ja e 22 korrikut nuk do ndezë dot asnjë dritë shprese tek demokratët që nuk e votuan në 25 qershor. Dhe nuk pres asfare të ndezë ndonjë dritë shpresë tek ata që nuk duan të votojnë për askënd.Ndaj kjo nuk është betejë personale, për të zëvendësuar Bashën me një emër tjetër.Është nevojë për të braktisur qasjen që na dëmtoi të gjithëve. Dëmtoi demokratët dhe dëmtoi shqiptarët. Është domsodoshmëri për t’I ikur fitoreve imagjinare të ideologjive imagjinare me republika imagjinare që në fund sjellin ndëshkim të paimagjinueshëm.

Do te doja shume te isha gabim. Do doja shume qe koha te me provonte mua “te paaftë për të kuptuar”, se ne fund të fundit kjo s’do t’I bënte PD-së dëmin që I bëri “I paafti për të menduar”. Por kam frikë se nuk jam gabim. Nuk jam gabim kur them atë që mendoni secili prej jush: këto vite vetmja strategji fituese në PD ishte investimi tek vetshkatërrimi dhe përcarja.Do të doja të isha gabim kur mendoj se PD-ja do dalë më e dobët jo më e fortë nga zgjedhjet e 22 korrikut.Do doja të isha gabim kur mendoj se nësë do të bërtasim fitore sa herë do të kemi fitore si këto të Lulit, nëse do vazhdohet me armiq klase, e urrejtje te pamenaxhueshme brenda llojit, nuk ka cadër që do ta shpëtojë PD nga rrebeshet e ardhshme elektorale.

Që të jem e sinqertë me veten dhe me ju, nuk konformohem dot sot, as me ata që më dhanë të drejtë me vonesë. Te cilët nuk ka më asnjë rëndësi që heshtën kur s’duhej, po ka shumë më tepër rëndësi se prej këtij zgjimi të vonë, nuk mundëm të ndalim shfaqjen më të shëmtuar e të shtirë te demokracisë në Partinë Demokratike, 22 Korrikun.Unë nuk do të votoj nesër. Nuk marr dot vendim për asnjë prej jush, por do t’ju kujtoja me përunjësi të mendoni nëse Shqipëria është me e mirë me PD e vërtetë, apo me përshpirtjet e nesërme për të. Më dhemb kjo që po ju them. Por kjo është hera e parë kur me plot gojën them: vota nesër nuk ka asnjë vlerë!

Të më ndjejë z. Selami, për të cilin kam respekt, por vota nesër nuk e bën PD-në më të mirë, më të fortë, më të bashkuar. Dhe një forcë politike që nuk kontribuon dot për bashkimin brenda vetes e ka të pamundur të kontribuojë nesër për një Shqipëri ku jetohet.Për të kuptuar këtë nuk duhet të jesh i zgjuar. Mjafton ta duash Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Pse nuk ka besim tek PD e sotme, Shqipëtarët kanë më pak shpresë se Shqipëria do të ndryshojë.Për te ndryshuar Shqipërinë, demokratët duhet të ndryshojnë më parë PD-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat