Për vjedhje energjie, dhjetëra kallëzime në Tropojë, zbardhen skema të reja të vjedhjes së energjisë

Shqipëria

Për vjedhje energjie, dhjetëra kallëzime në Tropojë, zbardhen skema të reja të vjedhjes së energjisë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 08:23
Ilustrim

Task Forca e OSHEE Kukës dhe Tropojë së bashku me policinë gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezultoi se 85% e abonentëve ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjisë elektrike.

Sakaq, janë shoqëruar ne polici dhjetëra abonentë, të cilët vidhnin energjinë me grepa, dhe kishin ndërhyrë në matës, nuk kishin kontrata, etj.

Kështu, abonenti Haxhi B. nga Tropoja shoqërua në polici pasi u konstatua me matës të shkëputur nga muri. Duke qenë matës mekanik, aparatin e ulte me kokë poshtë dhe për pasojë pajisja nuk shënonte konsum.

Përmes kësaj skeme ai furnizonte edhe shtëpinë e djalit që kishte ngjitur.

Tjetër rast nga Tropoja i takon abonentes Shqipe A., e cila merrte energji elektrike duke lidhur kabllin direkt me shtyllën, pa matje.

Në hetim është përfshirë dhe qiraxhiu qe jetonte ne banese, ku dyshohet se lidhja mund të jetë bërë nga ai vet.

Tjetër arrestim shënohet serish në Tropojë, ku abonenti privat Bashkim Gj., ushtronte aktivitet lavazhi duke mos pasur as matës dhe as kontratë me OSHEE, pra furnizohej direkt nga shtylla duke iu shmangur detyrimit.

Sakaq, OSHEE Kukës ka denoncuar rastin e vjedhjes së 200 metra linje e Tensionit të Ulet, duke lënë pa drita 39 abonentë të zonës së Tërthores.

Mësohet se dëmi është riparuar dhe abonentët kanë marrë energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat