Përfundon orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së

Shqipëria

Përfundon orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 08:37
Komisioni i operacioneve elektorale në Partinë Demokratike

(E plotësuar) - Ka përfunduar orari zyrtar (19:00)  i procesit zyrtar të votimit në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike.

Në shumë qendra, përfshirë sellinë kryesorë të PD në Tiranë,votimet janë mbyllur. Por mësohet se ka qendra votimit që do të jenë të hapura edhe për disa minuta, për tu ofruar mundësinë e votimit, anëtarëve që nuk kanë votuar deri më tani.

Zgjedhjet në PD, ja sa demokratë kanë votuar deri në orën 16:30

 Komisioni i operacioneve elektorale në Partinë Demokratike ka dhënë shifra lidhur me numrin e votuesve deri në orën 16:30, në 12 qarqet e Shqipërisë:

Shkodër, votuan 3478 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 2250 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1400 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2220 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2090 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 13251 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3378 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4405 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1296 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 3913 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1607 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 1757 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 16.30, kanë votuar, 41.049 anëtarë, nga 103.952 anëtarë.

PD publikon të dhënat/ Ja sa demokratë kanë votuar deri në orën 12:00

Komisioni i operacioneve elektorale në Partinë Demokratike jep të dhënat e para nga procesi i votimit për kryetarin e ri.

Deri në orën 12.00 në 12 qarqe ka pasur një numër të ulët votuesish, që nuk dihet nëse vjen për shkak të angazhimeve në punë të qytetarëve apo janë dëgjuar thirrjet për bojkot.

Sipas llogaritjes në përqindje i bie rreth 21.6 %. 

Shkodër, votuan 1513 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 590 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1130 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 1195 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 1272 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 7602 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 2387 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 2024 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 700 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 2050 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 963 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 742 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 12.00, kanë votuar , 22.568 anëtarë, nga 103.952 anëtarë.

Zgjedhjet për kryetar/ Basha: PD, më e fortë pas këtij procesi

Në orën 11:00, qendrës së votimit të vendosur në Selinë Blu, iu drejtua Lulzim Basha, kandidat për kryetar në zgjedhjet që po mbahen këtë të shtunë për kreun e PD.

Ai e cilësoi të qetë dhe demokratik procesin e votimit dhe tha se demokratët do të dalim më të bashkuar pas përfundimit të tij.

“Procesi po ecën në mënyrë të qetë jam i bindur se Partia Demokratike do të dalë më të fortë nga ky proces dhe më e bashkuar”, u shpreh Basha, i cili kërkon një mandat të dytë 4 vjeçar në krye të kësaj force politike.

Një anëtar një votë/ Nis votimi për kreun e ri të PD-së, ja ku votohet

Kryetari i “ngrirë” i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kërkon një tjetër mandat katër vjeçar në krye të PD-së pritet të votojë një orë pas rivalit të tij, Eduard Selami.

Basha do të votojë në selinë e Partisë Demokratike në orën 11:00, një orë pasi të ketë votuar Selami. Ndërsa ky i fundit është parë që mëngjesin e sotëm në seli, teksa ndiqte nga afër procesin e votimit, Basha pritet të mbërrijë në seli para se të hedhë votën e tij.

Selami ka bërë sot një postim në nisje të votimit, ndërsa Basha nuk ka ende një reagim për këtë garë, që siç njofton komisioni i operacioneve elektorale ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.

Pjesë e procesit të votimit, pritet të mos jetë grupi i kritikëve të Bashës. Ata e kanë mbajtur dje qëndrimin e tyre, kur deklaruan se nuk do të jenë pjesë e këtij procesi që e konsiderojnë një farsë.

***

Sot demokratët do të votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 te mengjesit dhe ne te marrin pjese 103 mije anetare të PD-së.Numri i saktë i anëtarësisë së PD-së u nxor pas riorganizimit të listave.

Lulzim Basha dhe Eduard Selami janë dy kandidatët e vetëm në garë. Përmes një shorti të hedhur në Komisionin e Organizimit Zgjedhor në PD, është përcaktuar edhe renditja në fletën e votimit, ku kryetari aktual, Basha, do të jetë i pari dhe sfiduesi i tij, Selami, do të ketë numrin 2.

Lulzim Basha kërkon një mandat të dytë në krye të Partisë Demokratike dhe gjatë gjithë fushatës ka premtuar se do t’i bashkojë demokratët që të arrijë ta sjellë PD në pushtet.

Edhe Eduard Selami kërkon një mandat të dytë si kryetar, por ndryshe nga Basha, mandatin e parë dhe të vetëm si kryetar, Selami e ka pasur në vitet ’92-’95. Pas 16 ditësh fushatë intensive, dy kandidatët përmbyllën turin në 68 degë të PD në të gjithë vendin, ku në 4 raste zhvilluan edhe takime publike mes njëri-tjetrit.

Gjatë gjithë ditës së premte, anëtarët e komisioneve të votimit, në 73 komisione të ngritura në të gjithë vendin, janë pajisur me bazën materiale dhe pasditen e djeshme është konfirmuar se është gjithçka gati për zhvillimin e zgjedhjeve në PD. Do të jenë 103.952 anëtarë të PD me të drejtë vote në të gjithë vendin, që do të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së për katër vitet e ardhshme

***

Selia blu bëri dje me dije se të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

“Të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim. Votimi hapet ne orën 8 te mëngjesit dhe mbyllet në orën 19.00. Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive qe kane kryer kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ne çdo dege të PD në gjithë vendin. Votimi nesër do të zhvillohet ne 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD sipas listës më poshtë. Ftojmë të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme!

Belsh Ambient Privat Bardhul Tafani

Berat Selia e Degës

Bulqizë Selia e PD Bulqizë

Cërrik Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla

Delvinë Hasan Alizoti

Devoll Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht

Dibër Pallati Kulturës

Durrës Pallati i Kulturës

Elbasan Teatri “Skampa”

Fier Holli i Kinoteatrit Fier

Fushë Krujë Selia e Degës

Gjirokastër Kinoteatri “Zihni Sako”

Gramsh Selia e Degës

Has Selia e Degës

Himarë Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë

Kamëz Pallati i Kulturës

Kavajë Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”

Këlcyrë Lokal Elton Ademi

Kolonjë Selia e Degës

Korçë Selia e Degës

Krujë Selia e Degës

Kuçovë Selia e Degës

Kukës Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”

Kurbin Pallati Kulturës Laç

Lezhë Pallati i Kulturës

Librazhd Selia e Degës

Lushnje Selia e Degës

Malësi e Madhe Selia e Degës

Maliq Selia e Degës

Mallakastër Pallati Kulturës, Ballsh

Mat Selia e Degës

Memaliaj Selia e Degës

Mirditë Pallati Kulturës

Paskuqan Selia e Degës

Patos Pallati i Kulturës

Peqin Selia e Degës

Përmet Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)

Pogradec Pallati i Kulturës

Poliçan Zyra elektorale, Bulevardi Kryesor

Prrenjas Selia e Degës

Pukë Selia e Degës

Roskovec Selia e Degës

Rrogozhinë Kinemaja

Sarandë Selia e Degës

Selenicë Fshati Peshkpi, Ambient Privat Daver Kuci

Shijak Pallati i Kulturës

Shkodër Selia e Degës

Skrapar Selia e Degës

Tepelenë Selia e Degës

Tirana 1 Selia e Degës

Tirana 10 Selia e Degës

Tirana 11 Selia e Degës

Tirana 12 Selia e Degës

Tirana 13 Selia e Degës

Tirana 14 Ambient privat në Tufinë

Tirana 2 Selia Qendrore e PDSH-së

Tirana 3 Selia e Degës

Tirana 4 Selia e Degës

Tirana 5 Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali

Tirana 6 Selia e Degës

Tirana 7 Selia e Degës

Tirana 8 Selia e Degës

Tirana 9 Selia e Degës

Tropojë Muzeu Historik

Ura Vajgurore Selia e Degës

Vau Dejës Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat

Vlorë Pallati Labëria

Vorë Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë

Grupi anti-Basha në miting, reagon PD: Gjithçka gati për zgjedhjet që do mbahen nesër

Më anë të një njoftimi për media Partia Demokratike ka bërë të ditur se ka përfunduar “procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat