Fier, rriten eksportet e fruta-perimeve

Shqipëria

Fier, rriten eksportet e fruta-perimeve

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 08:54
Ilustrim

Eksportet e prodhimeve bujqësore në 6-mujorin e parë të këtij viti nga qarku i Fierit, shënuan vlerën e 61 mijë ton fruta – perime, ose 10 mijë ton më shumë se një vit më parë. Në qarkun e Fierit janë të paktën 63 kultura të destinuara për eksport në 17 vende, 11 prej të cilave vende të BE-së.

Specialistet e fushës shprehen se, tashmë prodhimet Made in Albania, eksportohen jo vetëm në vendet e rajonit, por ato janë mjaft të kërkuara edhe në disa shtete të Bashkimit Europian.

Sipas tyre, mbi 80 % të këtyre eksporteve e përbëjnë produktet me origjinë  nga ferrmat e Lushnjës, që konsiderohet si zona hambar e prodhimit bujqesor. Produktet kryesore që po eksportohen nga kjo zonë janë domatja, trangulli, lulelakra, lakra dhe shalqiri.

Specialistet thonë se, rritja e sipërfaqes së mbjellë, përmiresimi i cilësisë dhe shtimi i qendrave të grumbullimit janë disa nga faktoret që po favorizojnë prodhimin e bolllshëm dhe ekporte në rritje të sektor bujqesor, në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat