Zgjedhja e kryetarit të PD, vendi dhe ora kur voton Lulzim Basha

Shqipëria

Zgjedhja e kryetarit të PD, vendi dhe ora kur voton Lulzim Basha

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 09:13
Lulzim Basha

Kryetari i “ngrirë” i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kërkon një tjetër mandat katër vjeçar në krye të PD-së pritet të votojë një orë pas rivalit të tij, Eduard Selami.

Basha do të votojë në selinë e Partisë Demokratike në orën 11:00, një orë pasi të ketë votuar Selami. Ndërsa ky i fundit është parë që mëngjesin e sotëm në seli, teksa ndiqte nga afër procesin e votimit, Basha pritet të mbërrijë në seli para se të hedhë votën e tij.

Selami ka bërë sot një postim në nisje të votimit, ndërsa Basha nuk ka ende një reagim për këtë garë, që siç njofton komisioni i operacioneve elektorale ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.

Pjesë e procesit të votimit, pritet të mos jetë grupi i kritikëve të Bashës. Ata e kanë mbajtur dje qëndrimin e tyre, kur deklaruan se nuk do të jenë pjesë e këtij procesi që e konsiderojnë një farsë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat