Shpallet gara për ndërtimin e hidrocentralit “Bushtrica 4”

Shqipëria

Shpallet gara për ndërtimin e hidrocentralit “Bushtrica 4”

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 10:15
Hidrocentrali

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur garën edhe për ndërtimin e hidrocentralit të radhës mbi lumin e Shkumbinit, atë të “Bushtrica 4”.

Palët e interesuara do të kenë nje muaj kohë për të dorëzuar ofertat e tyre. Pas 21 gushtit, MEI do të mbledhë ofertat e mbërritura në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe do të bëjë vlerësimin sipas një procedure me pikë.

Fuqia e instaluar është pjesë më e rëndësishme e ofertës dhe vlerësohet me 25 nga 100 pikë dhe ndiqet nga vlera e tarifës koncesionare (ose sasia në përqindje e energjisë elektrike që koncesionari i jep çdo vit shtetit) dhe analiza ekonomike e financiare. Të dyja këto kritere vlerësohen me nga 15 pikë.

Fituesi do të operojë me një kontratë koncesionare të formës BOT, pra do të ndërtojë dhe operojë HEC-in, për një periudhë prej 35 vitesh e më pas ai do t’i kalojë qeverisë.

Vendndodhja ku do të ndërtohet centrali hidroenergjetik është mbi pellgun ujëmbledhës të lumit të Bushtricës, për pjesën nga kuota 1335 metra mbi nivelin e detit, deri në 820 metra mbi nivelin e detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat