Kush janë dy ish- socialistë që hodhën votën për kryetarin e ri të PD-së

Shqipëria

Kush janë dy ish- socialistë që hodhën votën për kryetarin e ri të PD-së

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani dy ish- deputetë të PS-së sot kanë hedhur votën për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Ish- socialistët kanë votuar në selinë qendrore të PD-së, ndërsa vlen për tu theksuar se dy deputetët nuk u vendosën në lista nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit.

Prej orës 8:00 në 68 qendra votimi në mbarë vendin ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

Rreth 104 mijë anëtarë kanë të drejtën e votës.

Image

Fillimisht rreth orës 10:00 ishte kandidati Eduard Selami që votoi në selinë qendrore, ndërsa u shpreh për mediat se gara ka qenë e pabarabartë edhe pse demokratët do të dinë të zgjedhin.

Image

Në garë përballë tij është kryetari i vetëngrirë Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat