Zjarri në Mirditë, Emergjencat ndihmë nga helikopterët VIVA

Shqipëria

Zjarri në Mirditë, Emergjencat ndihmë nga helikopterët VIVA

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:08
Lufta ndaj zjarreve

Helikopteret VIVA nisin një tjetër operacion për shuarjen e flakëve. Emergjencat civile kanë kërkuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe pyjore në malësinë e Mirditës. Stafi i trajnuar dhe me eksperiencë të gjatë në operacione speciale, kanë mundur të vënë në kontroll flakët, duke vazhduar me operacionet e suksesshme në luftën me zjarret në Shqipëri.

Helikopterët e kompanisë VIVA kanë nisur një tjetër mision për shuarjen e flakëve. Emergjencat civile kanë kërkuar mbështetjen e VIVA për shuarjen e flakëve në zonën e Mirditës, pasi zona ku ka rënë zjarri është në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ku terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Helikopterët VIVA kanë bërë të mundur ndërhyrjen për izolimin e vatrës së zjarrit, ashtu si dhe tregon përfaqësuesi e Emergjencave Civile në Mirditë, Gjergji Tashi. Kjo dhe falë stafit me eksperiencë që kompania ka angazhuar në luftën me zjarrin në Shqipëri.

Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat apo pasuri të tjera por zjarrfikësit e kanë të pamundur të hyjnë në këtë zonë, për shkak të terrenit tepër të vështirë që mund t’u rrezikonte edhe jetën. E vetmja mënyrë ndërhyrjeje është nga ajri ku helikopterët VIVA kanë qenë të gatshëm për veprim, të mbështetur edhe nga personeli teknik në tokë.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat