Disa banesa rrezikohen nga zjarri në Ibë, flet kreu i Emergjencave Civile

Shqipëria

Disa banesa rrezikohen nga zjarri në Ibë, flet kreu i Emergjencave Civile

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Ibë, në Tiranë, ditën e sotme. 

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha, por për shkak të erës rrezikojnë të përhapen edhe pranë zonave të banuara.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

I kontaktuar nga “News24”, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se nga zjarri në Ibë, rrezikohen edhe disa banesa.

Prençi tha se drejt kodrave të Ibës është nisur edhe një helikopter, për të mundësuar shuarjen e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat