Eduart Selami: Pabarazi në proces, fotoja e Bashës në disa qendra votimi

Shqipëria

Eduart Selami: Pabarazi në proces, fotoja e Bashës në disa qendra votimi

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:27
Eduart Selami

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami tha se kishte pabarazi në procesin e votimit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Selami tha se në disa qendra votimi ka qenë fotoja e Lulzim Bashës.

Selami: Faleminderit për të gjithë ata demokratë që kanë shprehur vullnetin e tyre me votën e fshehtë, falenderim për të gjithë ata komisionerë dhe ata që  kanë marrë pjesë në organizmin e këtyre zgjedhjeve dhe një falenderim të vecantë për përfaqësuesit e mij, nuk është kollaj të jesh përfaqësuesi i Eduart Selamit në këto zgjedhje.

Këto zgjedhje pavarësisht se janë një hap në drejtimin e duhur kanë qenë dhe kanë filluar të pabarabarta. Fatkeqësisht kjo pabarazi është reflektuar nga disa probleme që kanë dalë, që unë falenderoj edhe median që i ka publikuar. Probleme që kanë të bëjnë me si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve, jo të gjithë, por disa prej tyre kanë ndërhyrë duke prishur atë neutralitetin, kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën. Kjo është një shkelje e rregullave të lojës. Po kështu në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit. Këto kërkesa unë ja kam kaluar përfaqësuesit tim dhe në emrin tim i ka bërë në KQZ, KQZ ka shprehur mirëkuptimin për këto gjera, por këto nuk janë zgjidhur akoma. Edhe këtu në qendrën tonë vazhdon kryetari i degës 2 që është miku im, por miqësia mënjanë. Ose nuk i njeh rregulla e demokracisë ose nuk di se çfarë është. Po kështu ka pasur raste të mungesës së emrit në listë, seksione të tëra që nuk kanë qenë të regjistruar dhe kanë shprehur votën për mua.

Megjithëse ky proces është i paplotë, është një process në vazhdim dhe nuk dua të paragjykoj. Është shpejt për të nxjerrë një rezultat. Ka momente të rëndësishme sic është mbyllja e procesit të votimit, transportimi i kutive të votimi në qendër. Unë e kam shprehur që në këto kushte ku jemi do të ishte më mirë që numërimi të bëhej në degët e rretheve dhe pastaj procesi i numërimit.

Cilat janë degët që ka ndërhyrë kryetari?

Selami: Janë nxjerrë në media, janë po ato degë që ju keni parë. Ka qenë në Fier, këtu në lagjen 2 që unë e pashë, ka pasur edhe në degë të tjera.  Këto shkeleje unë do ti vë në pah sepse ideja kryesore është që ky process të jetë më i mirë. Vendimi përfundimtar do të merret në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet dhe në varësi të përfaqësuesve që unë kam.

Keni kontaktuar me zotin Patozi për këto problematika?

Selami: Zoti Patozi ka bërë disa kërkesa dhe unë kam telefonuar Patozin dhe i kam thënë atë që ju kam thënë edhe ju, që bojkoti nuk ndihmon demokracinë. Nëse ai do të ishte vërtet i shqetësuar që këto zgjedhje të ishin sa më të mira do të ishte bërë pjesë e procesit dhe të gjitha ato rezerva që ka patur, i kam kërkuar tia kalojë përfaqësuesit që unë kam në komision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat