Bojkotohen zgjedhjet e PD?! As gjysma e anëtarësisë në votime!

Shqipëria

Bojkotohen zgjedhjet e PD?! As gjysma e anëtarësisë në votime!

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 18:04
Lulzim Basha dhe Eduard Selimi

Anëtarësia e Partisë Demokratike ka afat deri në orën 19:00 për të votuar për kryetarin e ri të partisë ku në garë është Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Nga komisionet elektorale në 12 qarqet e vendit, njoftohet se deri në orën 16:30 kanë votuar 41.049 anëtarë nga 103.952 që janë në total. Çka do të thotë se në votime deri më tani është paraqitur më pak se gjysma e anëtarësisë. Kryetari i ri do të zgjidhet përmes parimit një anëtar një votë.

Komisioni i operacioneve elektorale njofton se:

Deri në orën 16:30 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 3478 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 2250 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1400 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2220 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2090 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 13251 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3378 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4405 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1296 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 3913 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1607 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 1757 votues, nga 3587 anëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat