Topalli: Gara për kryetarin e PD është farsë dhe mjerim

Shqipëria

Topalli: Gara për kryetarin e PD është farsë dhe mjerim

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 18:05
Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” është shprehur se kjo ishte një ditë e palumtur për PD-në dhe për Shqipërinë.

“Kjo e sotmja ishte një ditë e palumtur për PD-në dhe për Shqipërinë. Basha ka pasur si qëllim vetëm asgjësimin e ligjit në Partinë Demokratike. Basha ka vite që nuk shpreh asnjë lloj vizioni për partinë më të madhe opozitare në vend. Gara për kreun e PD është farsë dhe mjerim”, tha Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat